1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Udhëtimi pa viza nuk do të jetë i rrezikuar menjëherë

Parlamenti Evropian miratoi propozimin për mekanizmin e pezullimit të përkohshëm të regjimit pa viza për vendet e treta, për të cilat ka dëshmi se abuzojnë me lirinë e udhëtimit.

default

Pasi mori mbështetjen e shumicës së parlamentarëve (328 pro dhe 257 kundër), mekanizmi për pezullimin e përkohshëm të udhëtimit pa viza për vendet e treta u bë pjesë e sistemit të vizave të BE-së. Komisioni Evropian, që pati doli me këtë propozim para dy vjetësh me kërkesë të vendeve anëtare, përshëndeti miratimin e rregullit, i cili "në situata emergjente dhe pas një kontrolli thelbësor nga Komisioni Evropian, do të mundësojë sërish, përkohësisht, vendosjen e regjimit të vizave për ndonjë vend të tretë." Duke theksuar se ky mekanizëm nuk ka vlen për ndonjë vend apo rajon të caktuar, komisionerja për Çështjet e Brendshme të BE-së, Cecilia Malmstrom, theksoi se pezullimi i udhëtimit pa viza do të përdoret vetëm si "mjeti i fundit "në një situatë emergjente, të shkaktuar nga keqpërdorimi i regjimit pa viza.

“Shpresoj se nuk do të përjetojmë situata, që të kemi nevojë të përdorim këtë mekanizëm. Gjithashtu unë besoj se të tillë "frena sigurie" do të forcojnë besimin e vendeve anëtare në regjimin e vizave, si dhe në të ardhmen e liberalizimit të vizave."

A do të kishte kthimi i vizave ndikim te zgjerimi?

Dhe ndërsa në Komisionin Evropian se do të qëndrojnë "të angazhuar për udhëtimin pa viza për vendet e treta", socialdemokratët në Parlamentin Evropian shikojnë në vendosjen e mekanizmit të pezullimit kompromentimin e politikës së BE për vizat, si dhe të politikës ndaj fqinjëve:

A do të jetë e kufizuar liria e udhëtimit?

Rrezik pë kufizimin e lirisë së udhëtimit?

“Mekanizmi i pezullimit të përkohshëm të regjimit pa viza është potencialisht i rrezikshëm dhe një masë e keqe, sidomos për vendet e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi raportuesja për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon. “Pezullimi i mundshëm i regjimit pa viza mund të ketë pasoja edhe në procesin e zgjerimit dhe do të forconte qëndrimin antievropian dhe mostolerancën ndaj pakicave, të cilat kërkojnë në shumicën e rasteve azil”, shpjegoi Fajon duke shtuar se edhe pse vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë më tej për përmirësimin e situatës të popullatës rome, “integrimi i romëve në Serbi dhe në Maqedoni është më i mirë se në disa vende anëtare të BE.”

Fajon: Momentalisht nuk ka rrezik direkt për Ballkanin Perëndimor!

Mekanizmi i sapomiratuar parashikon mundësinë që vendet anëtare të BE mund të ankohen për abuzimet e ndonjë vendi të tretë me regjimin pa viza. Pastaj Komisioni Evropian do të shqyrtojë, nëse ka prova për ta kthyer në “listën e zezë” në një periudhë fillestare prej gjashtë muajsh, dhe do t'ua shtrojë atë për aprovim të gjithë anëtarëve të BE.

“Sot nuk ka rrezik direkt për rikthimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor. Numri i të ashtuquajturve “azilantë të rremë” vazhdon të jetë i madh, por është më i ulët në krahasim me vitin e kaluar. Qeveritë evropiane nuk do të duhej të kenë arsye që të aktivizojnë momentalisht pezullimin. Rrezik është që ky mekanizëm të mund të shfrytëzohet nga ana e forcave nacionaliste dhe populiste në Evropë si “mjet politik” për të gjetur mbështetje në opinionin publik në vend”, shprehet Fajon.

Një tjetër amendament i këtij mekanizmi në dëm të Ballkanit Perëndimor është se secili prej vendeve të Shengenit mund të theksojë për kthimin e regjimit të vizave problemet dhe konkretisht numrin e azilantëve të rremë në shtatë vitet e fundit.