1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Udhëheqësit kosovarë dënojnë sulmin ndaj deputetit serb Miletiç

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës do të mbesin thëllësisht të angazhuar për shtrirjen e autoritetit të tyre në veri të vendit, pavarësisht incidenteve të fundit me viktima në veri të Mitrovicës.

Qyteti i Mitrovicës në veri të Kosovës

Qyteti i Mitrovicës në veri të Kosovës

Kuvendi i Kosovës njëzëri e denon ashpër sulmin dhe plagosjen e deputetit, Petar Miletiç, nënkryetar i Partisë Liberale Serbe, ndërsa, akuzon politikën e Beogradit zyrtar për implikime në ngjarjet e fundit në veri të Mitrovicës. Plagosja me armë zjarri e deputetit Miletiq pasoi incidentin e së premtës së shkuar, ku nga shpërthimi i një granate dore, një qytetar humbi jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën. Kryetari i kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, incidentet në veri të Mitrovicës i cilëson zhvillime që po ndodhin qëllimisht para shpalljes së opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës.

Krasniqi: Incidentet të qëllimshme në prag të opinionit të Hagës

Mendoj se këto zhvillime po ndodhin në prag të opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për statusin politik të Kosovës dhe të gjitha këto ngjarje janë të iniciuara, të nxitura e ndoshta edhe të kryera, “edhe pse këtë duhet ta vërtetojnë hetimet që do të bëhen”, nga politika serbe e Beogradit”, deklaron Jakup Krasniqi.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Kryeparlamentari Jakup Krasniqi

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Kryeparlamentari Jakup Krasniqi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, incidentet e fundit në veri të Mitrovicës i ndërlidh me veprimet e qeverisë së tij që për herë të parë të hapë zyra në veri të Mitrovicës së banuar më shumicë serbe. Ai thotë se shtrirja e autoritetit të institucioneve të Kosovës në veri nuk është kundër askujt.

Thaçi kërkon nga Beogradi të distancohet nga njerëzit e dhunshëm në veri

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi

U kam kërkuar autoriteteve në Serbi që të distancohen nga veprimet e dhunshme, së ndikuari nga veprimet e dhunshme. Edhe sot në emër të qeverisë së Kosovës i kërkoj Beogradit që të distancohet nga sulmuesit e deputetit të kuvendit të Kosovës, Petar Miletiq dhe të distancohet ndaj atyre njerëzve që pretendojnë ta pengojnë vënjen e ligjshmërisë në veri të Kosovës”, thotë Thaçi.

Serbia dënon incidentet dhe kërkon zbardhjen e tyre

Kryeministri kosovar në të ditur se në ditët e ardhshme në veri do të hapen edhe gjykatat, të cilat që nga shpallja e pavarësisë janë jashtë funksionit për shkak të kundërshtimit të palëvs serbe. Qeveria e Serbisë përmes një letre të shkruar thotë për DW-së, se ajo i dënon ashpër incidentet e fundit në Mitrovicë dhe kërkon nga autoritetet ndërkombëtare që të zbardhin rastet e dhunës dhe përgjegjësit të sillen përpara drejtësisë. Në letër thuhet se organizatat ndërkombëtare duhet më në fund ta kuptojnë se zgjidhjet e imponuara dhe të njëanshme nuk mund të prodhojnë ndryshime në realitetin e Kosovës, sepse zgjidhje të tilla janë në kundërshtim me paqen dhe stabilitetin.

Salla e paralamentit në Beograd

Salla e paralamentit në Beograd

Ministri serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, sulmet e fundit në Mitrovicë i cilëson si një sinjal i paralajmëruar se çështjet e pazgjidhura duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe se mungesa e bisedimeve krijon ambient të hapur për ekstremistët. Ai u bënë thirrje qytetarëve serbë që mos u përgjigjen, siç thotë ai, provokimeve të separatistëve shqiptar.

Sejdiu dënon sulmin dhe vlerëson angazhimin e deputetit serb

Fatmir Sejdiu, president i Kosovës

Fatmir Sejdiu, president i Kosovës

Deputeti serb në kuvendin e Kosovës, Petar Miletiq, i cili u plagos në veri të Mitrovicës, udhëheq edhe këshillin konsultativ për komunitete dhe ai është emëruar nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Presidenti, duke e dënuar këtë sulm, vlerësoi angazhimin e deputetit Miletiç, që sipas tij është për një jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim etnie e besimi. Angazhimi për tolerancë, për bashkëpunim dhe mirëkuptimi ka bërë që ai të ketë respektin e qytetarëve në gjithë Kosovën, por jo edhe të atyre që nuk u përshtatet rendi dhe ligji. Plagosja më armë zjarri e deputetit Miletiq, ndodhi vetëm një ditë para se KS-it me kërkesë te Serbisë do të debatojë në një seancë të jashtëzakonshme për zhvillmet e fundit në veri të Mitrovicës.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Mimoza Cika - Kelmendi

  • Data 05.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OB5X
  • Data 05.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OB5X