1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Uashingtoni kërkon strategji të re ndaj Sirisë

SHBA-ja po kërkon një strategji të re për zgjidhjen e krizës në Siri. Qeveria amerikane ka përjashtuar deri tani aksionet e njëanshme. Ndërsa Irani kritikohet për mbështetjen e regjimit të Sirisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ishte në konferencën e saj për shtyp e bindshme dhe me një disponim të mirë. Por disponimi i mirë u zhduk shpejt, pasi që zëdhënësja Victoria Nuland bëri publik vendimin kryesor të ditës.

"Ministria amerikane e Financave ka vendosur të pezullojë sanksionet kundër ish-kryeministrit të Sirisë", theksoi ajo.

Mediat amerikane duken të irrituara. Qeveria e Obamës ka kërkuar deri tani gjithmonë që bashkëpuntorët më të ngushtë të Assadit të nxirren para drejtësisë, e jo që të mund të përdorin paratë e deponuara në botën e jashtme. Ish-kryeministri i Sirisë Riad Hidschab ka qenë deri në ikjen e tij në Aman të Jordanisë një prej bashkëpuntorëve më të ngushtë të presidentit. Gazetarët në Uashington janë të befasuar me faktin që përgjegjësi i dikurshëm për masakra tani lirohet nga kjo përgjegjësi dhe do të mund të shfrytëzojë paratë në kontot e hapura jashtë vendit.

Çfarë do të ndodhë nëse ikë edhe Assadi?

Victoria Nuland

Victoria Nuland

"Fakti që Amerika ka pezualluar sanksionet kundër ish-kryeministrit e lë të hapur mundësinë që sirianët më vonë t'a nxjerrin atë para drejtësisë", tha Nulland.

Ajo shpjegoi se SHBA-ja i gëzohet çdo ikje të bashkëpuntorëve të regjimit. Por në një pyetje nuk u përgjigj: „Çfarë do të bëjë qeveria amerikane në qoftë se tani Assadi befasisht vendosë të japë dorëheqje, a do të pezullohen sanksionet edhe kundër tij?“

Zëdhënësja tha se nuk do të merret me pyetje hipotetike, sepse për fat të keq Assadi nuk ka dhënë dorëheqje dhe nuk është larguar nga Siria. Qeveria amerikane po kërkon një strategji të re për shtimin e presionit ndaj Assadit.

"Sekretarja Hillary Clinton ka biseduar për këtë çështje me homologët e saj nga Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania."

Gjermania, Italia dhe Franca kanë ndërprerë ndërkohë blerjen e naftës nga Siria por SHBA-ja është e shqetësuar me tregtinë e Asadit me Rusinë. Përkundër sanksioneve të BE-së Assadi siguron në këtë mënyrë rreth 380 milionë dollarë amerikanë, njofton Wall Street Journal.

Problemet me Iranin dhe salafistët

Kohët e fundit Asadi ka pasur një mbështetje më të fuqishme edhe nga Irani, pohon ministri i Mbrojtjes Leon Panetta.

Victoria Nuland

Victoria Nuland

"Irani po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm - në shumë fusha. Ka të dhëna se Irani është duke stërvitur milicët e Assadit", tha ai duke shtuar se në këtë mënyrë Irani po mbështetë në mënyrë aktive gjakderdhjen në Siri. Teherani po mbështet edhe hisbollahët radikalë islamikë.

Qeveria amerikane është e alarmuar pas të dhënave të shërbimeve sekrete se salafistët janë ndër grupet kryengritëse me armatimet dhe financimet më të mira në Siri. Uashingtoni ka frikë se Asadi këta ekstremistë një ditë do të marrin në dorë edhe armët biologjike dhe kimike të Assadit.

"Si mund të jemi të sigurt se këto armë nuk do të bien në duar të gabuara", pyetj Panetta.

Ministri amerikan i Mbrojtjes ka për momentin më shumë pyetje se sa përgjigje. Por në një çështje ai është i sigurt: SHBA-ja ende nuk do të dërgojë avionë me bomba në Siri.

"Vendosja e zonës së ndalimfluturimit ende nuk është në rend dite", theksoi Panetta.