1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Uashingtoni i thotë jo sulmeve të mundshme ushtarake kundër Iranit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Paneta hodhi poshtë idenë e një sulmi ajror ndaj impianteve bërthamore iraniane. Një sulm i tillë do të kishte "ndikime serioze" në rajon.

Një sulm mbi Iranian do të ishte i papërshtatshëm për eliminimin afatgjatë të programit bërthamor

Një sulm mbi Iranian do të ishte i papërshtatshëm për eliminimin afatgjatë të programit bërthamor

Sa herë që raportohet se pushtetmbajtësit në Teheran kanë zhvilluar me sukses programin e armëve bërthamore, SHBA dhe aleatët e saj dalin me tre opsione: saksione të ashpra kryesisht në fushën ekonomike, bisedime në nivel diplomatik dhe kërcënime me sulme të mundshme ushtarake. Mundësia e fundit po mirret gjithnjë e më shumë në konsideratë në Izrael. Megjithatë Leon Panneta, ministri amerikan i Mbrojtjes e bëri tani të qartë se ky nuk është obsion për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo për faktin se një hap i tillë mund të ketë pasoja të paparashkiueshme me ndikime serioze në rajon dhe trupat amerikane të stacionuara atje.

Panetta, tha gjatë një konference për shtyp në Pentagon se një bombardim i impianteve bërthamore iraniane do të vononte programin bërthamor të Teheranit maksimumi për tre vjet. Kjo do të thotë se efekti i bombardimeve do të ishte shumë i kufizuar. Për këtë arsye, veprimi ushtarak kundër Iranit duhet të jetë masa e fundit. Ajo çfarë Panneta nuk e tha por është e qartë për të gjithë ushtarakët në Uashington: pa ndihmën teknike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraeli nuk është në gjendje të bombardojë impiantet bërthamore iraniane. Mesazhi i fshehur i shefit të Pentagonit drejtuar qeverisë izraelite është kështu i qartë: Izraeli nuk do të ketë ndihmën e SHBA-së në rast se planifikon të kryejë një sulm usharak kundër Iranit.

Leon Panetta

Leon Panetta

Uashingtoni reagoi shumë i përmbajtur ndaj raportit për Iranin të prezantuar këtë javë nga Organiazata Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, Përse? Mike Schuster, ekspert për politikën e jashtme në radion kombëtare NPR: "Shtetet e Bashkuara dhe qeveria e presidentit Obama, janë shumë të kujdesshme në reagimin e tyre. Ata duan të shohin se në farë drejtimi po lëvizin gjërat. Por, gjithashtu është e qartë se Obama dëshiron t'i kufizojë edhe më shumë transaksionet ndërkombëtare financiare me Iranin. Ata duan të përqëndrohen më shumë në këtë pikë."

Në Uashington nuk janë presin që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të pajtohet për një aksion unik kundër Iranit. Kina dhe Rusia mbase do të përdorin veton e tyre kundër sanksioneve më të rrepta. Për këtë arsye, Shtetet e Bashkuara të Amerikës sigurisht të pasuara nga aleatët më të rëndësishme si Anglia, Gjermania dhe Franca do të kufizojnë në mënyrë radikale tregtinë me Iranin. Qëllimi kryesor është që Irani të lodhet ekonomikisht dhe financiarisht në mënyrë që pushtetmbajtësit në Teheran të heqin dorë nga programi i tyre bërthamor.

Mahmud Ahmadinexhad

Mahmud Ahmadinexhad

Autor: Klaus Kastan / Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 13.11.2011
  • Fjalët kyç USA, Iran
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/139pm
  • Data 13.11.2011
  • Fjalët kyç USA, Iran
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/139pm