1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të orientohesh në Gjermani përmes aplikacionit në celular

Janina Semenova 4 Gusht 2015

Pothuajse çdo refugjat ka një telefon të tipit "smartphone". Përse të mos përdoret ai edhe për integrimin në Gjermani? Provat me aplikacionet e para për azilkërkuesit.

https://p.dw.com/p/1G9EO
Fotografi: picture-alliance/dpa/J. Büttner

Kur ikin nga lufta e dhuna, refugjatët nuk kanë asgjë me vete. Një smartphone mund ta kenë në xhep gjatë udhëtimit. Për refugjatët në Gjermani telefoni i zgjuar - smartphone - mund të jetë një ndihmë e madhe: Aplikacionet në celular për përkthim ndihmojnë në komunikim, kur refugjatët dhe ndihmësit vullnetarë takohen, dhe nuk flasin të njëjtën gjuhë.

Përveç kësaj interneti mund të ndihmojë refugjatët në Gjermani për t'i orientuar. Aty mund të gjejnë informacione të dobishme për jetën e përditshme dhe integrimin në Gjermani. Tani ekziston një #link:18618768:Online-Jobbërse für Flüchtlinge# (tregu i punës online për refugjatët), që u zhvillua nga dy studentë në Berlin. Partia Pirate kishte propozuar që të zhvillohej një aplikacion si ndihmesë për t'u orientuar në landin përkatës. Por ministri i Brendshëm i landit të Renanisë Veriore -Vestfalisë, Ralf Jäger, e hodhi poshtë atë në muajin mars.

Shembull për fraksionin e piratëve shërbeu qyteti Witten në rajon Ruhrit, i cili zhvilloi në vitin 2014 të parin aplikacion për refugjatët në Gjermani. Aplikacioni për qytetin është projektuar në fakt për turistët. "Askush nuk e merr me vete broshurën", thotë Astrid Raith, drejtuese e projektit "e-Government" të qytetit Witten. Brenda një kohe të shkurtër në aplikacionin e turizmit "City Guide" u vendos nënpika:#link:http://witten.cityguide.de/de-de/Category/Index/18505:"Soziales Engagement"#.

Fillimisht një aplikacion për turistë, tani edhe me informacione për refugjatët, "CityGuide" Witten.
Fillimisht një aplikacion për turistë, tani edhe me informacione për refugjatët, "CityGuide" Witten.Fotografi: Stadt Witten

Të navigosh në kursin e gjuhës

"Një aplikacion ka gjithmonë një gjuhë të fortë vizuale. Kjo është e rëndësishme, nëse njerëzit nuk e dinë gjuhën", thotë Astrid Raith. Psh aty janë të listuara kurset e gjuhës, ofertat për të bërë sport, apo informacionet rreth autoriteteve.

"Welcome app" u shpjegon refugjatëse se tek cilat autoritete duhet të drejtohen.
"Welcome app" u shpjegon refugjatëse se tek cilat autoritete duhet të drejtohen.Fotografi: Saxonia Systems

Nëse një refugjat për shembull është në kërkim të rrobave të falura, mund të shikojë, se cila organizatë ka oferta të tilla. "Siç është e zakonshme në një smartphone, navigacioni mund t'ju çojë atje, ku dëshironi", thotë Raith. Nëpërmjet #link:http://freifunk-witten.de/:"Freifunk"-Netz# në Witten kjo gjë është e mundur edhe pa patur internet mobil.

Në Dresden firma private për software "Saxonia Systems" programoi në bashkëpunim me Universitetin Teknik të Dresdenit dhe Mynihut dhe me firmën partnere "HeiReS" edhe një aplikacion gratis për refugjatë. Që nga fundi i qershorit ekziston aplikacioni "Welcome" për microsoft, prej gushtit aplikacioni do të funksionojë edhe për në android dhe iOS.

Si reagim ndaj Pegidës

Për Viola Klein, drejtore e Saxonia Systems, demonstratat e Pegida-s në Saksoni ishin vendimtare për këtë ide. Ishte e "turpshme" se si përkrahësit e Pegidës nxisnin kundër refugjatëve. "Kështu nuk bën, duhet të bëjmë diçka", u pat thënë ajo atëherë punonjësve të saj.

Firma e saj bëri shumë: u organizuan kurse të gjuhës gjermane dhe punonjësit morën përsipër sponsorizimin e kurseve "Çfarë ndihme mund të jap unë?", pyeti vetën Viola Klein. Meqë ajo ka të bëjë shumë në profesionin e saj me aplikacione, lindi ideja e aplikacionit "Welcome".

Se çfarë problemesh kanë refugjatët, nuk mund ta dish nga jashtë", thotë ajo për DW. Kontakti i ngushtë me punonjësit socialë i ndihmoi Klein-it si frymëzim përmbajtësor për aplikacionin. Kështu për shembull aplikacioni duhet t'u shpjegojë refugjatëve ligjin gjerman të azilit, por edhe t'i informojë ato në lidhje me qendrat e këshillimit dhe zyrat. E gjithë kjo është në dispozicion në pesë gjuhë: gjermanisht, anglisht, frëngjisht, arabisht dhe rusisht. Ku mund të gjej një mjek, i cili flet arabisht? Çfarë duhet të bëj, kur kam një urgjencë mjekësore? Apo informacione për kulturën gjermane. Pyetjeve të tilla i përgjigjet aplikacioni.

Integrimi i së ardhmes?

Me figura të tilla të pikturuara vetë Astrid Raith do të plotësojë aplikacionin e qytetit Witten me një fjalor me figura
Me figura të tilla të pikturuara vetë Astrid Raith do të plotësojë aplikacionin e qytetit Witten me një fjalor me figuraFotografi: DW/J. Semenova

Por ideja e aplikacioneve nuk ka zënë vend ende. Sepse shumë refugjatë në fillim të qëndrimit të tyre në Gjermani nuk kanë gjithmonë një kontratë telefoni celular dhe në këtë mënyrë as internet mobil. Edhe "freifunk" në Witten nuk është standardi i të gjitha qyteteve gjermane. Por potenciali ekziston, aplikacionet duhet të arrijnë tek refugjatët. Kjo është kryesisht një çështje komunikimi.

Në Witten po mendohet se si të kenë refugjatët qasje në këtë aplikacion. Sipas Astrid Raith duhen instaluar disa gjëra, të cilat "do të rrisin përdorimin". Për shembull një fjalor vizual, që duhet të ndihmojë për përkthim. Aplikacioni "Welcome" nga Saksonia, do të dërgohet falas në të gjitha qytetet gjermane, sapo të jetë gati për të gjitha sistemet operative. Përmes një software të programuar qytetet pastaj mund ta pasurojnë vetë aplikacionin dhe ta mbushin me informacione dhe oferta lokale.