1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Të mësojmë paqen" - Dalai Lama viziton Gjermaninë

Alexander Heinz 24 Korrik 2007

Dalai Lama u ka bërë thirrje vendeve të pasura të botës që të mbajnë më shumë përgjegjësi për ato të varfëra.

https://p.dw.com/p/BLZ8
Dalai LamaFotografi: AP

Dalai Lama tha se në SHBA-s numri i milionervë po rritet ndërkohë që gjithnjë e më shumë njerëz jetojnë në varfëri të plotë. Ky kontrast nuk është vetëm i gabuar nga ana morale, por edhe baza e shumë problemeve shoqërore. Dalai Lama përmendi si shembull pozitiv themeluesin e Microsoft dhe miliarderin Bill Gates, i cili shpenzon një pjesë të madhe të parave të tij për ndihmën për zhvillim. "Në rast se do t´u kushtojmë velrave të brendshme më shumë vëmendje, atëherë do të jemi më të lumtur", tha mjeshtri i fesë budiste.

Dalai Lama u prit me shpresa të mëdha sidomos nga fetarë të tjerë: Priftërinj budistë dhe murgesha, fetarë të lartë nga e e gjithë bota donin të dinin nëse Dalai Lama do ta lejonte barazinë e përgjegjësive mes priftrinjëve dhe murgeshave budiste. Dhe ai e bëri këtë pas një diskutimi të gjatë që zhvilloi në sallën Audimax të universitetit të Hamburgut. karola Roloff, e cila e organizoi këtë konferencë, e përshëndeti vendimin pozitiv të Dalai Lamës:

"Të them të drejtën nuk e prisja që të votohej pro. Për mua ky është një vendim i mrekullueshëm. Eshtë shumë më mirë sesa kisha pritur. Nga ana tjetër ky është një veprim tipik aziatik, pra mbledhja e fakteve hap pas hapi dhe marrja e vendimeve hap pas hapi."

Kryetari fetar dhe politik i tibetanëve deklaroi se në atdheun e tij indian në eksil do të krijohet një manastir i ri për murgeshat budiste. Por ato do t´i përkasin një traditë ndryshe nga urdhëri fetar i prifërinjve. Sepse ky urdhër nuk kish pranuar që të pranonte në rradhët e tij gra. Por Dalai Lama e kish përmendur këtë fakt gjatë konferencës për shtyp, ku kish theksuar se ai nuk mund të vnedoste vetëm mbi këtë çështje, por së basku me bashkësinë budiste.

Kryetari i tibetanëve iu përgjigj për 1 orë rresht pyetjeve të gazetarëve. Sidmos interesante ishte pyetja nëse edhe një gura mund të bëhet Dalai Lama.

"Ka shumë mundësi. Nganjëherë them duke shkelur syrin: Shpresoj të jetë një grua simpatike, që të tërheqë më shumë vëmendjen e opinionit publik."

Edhe gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Hamburg, Dalai Lama qëndroi në kontakt të pandërprerë me qytetarët e Hamburgut. Ai u takua me shumë qytetarë:

"Një burrë i mrekullueshëm. Një ndër njerëzit më të mrekullueshëm të shekullit", thotë një grua.

Ndërkohë një tjetër thotë:

"Dua që të më shërojë binjakët."

Apo:

"Mendoj se ai është shumë i qeshur dhe komik. Mendoj se shumë kryetarë të tjerë fetarë mund ta marrin Dalai Lamën si shembull."

1 javë qendron Dalai Lama në Hamburg. Vizitën e tij e përfundon te shtunen (21.07.) me një referat mbi temën "Të mësojmë paqen".