1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

200611 Westerwelle Assad

21 Qershor 2011

Gjatë takimit në Luksemburg ministrat e jashtëm të BE ranë dakord për saksione të tjera kundër Sirisë. Ministri i Jashtëm gjerman Westerwelle kërkoi një rezolutë të KS për dënimin e shtypjes së lëvizjes protestuese.

https://p.dw.com/p/11g4m
Ministri i Jashtëm, Guido Westerwelle
Ministri i Jashtëm, Guido WesterwelleFotografi: dapd

Ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakord, që saksionet kundër Sirisë të zgjerohen. Në ditët e ardhshme duhet që edhe personave të tjerë t'i ndalohet udhëtimi në vendet e BE-së dhe po ashtu të bllokohen xhirokontot e tyre. Ministri Westerwelle: „Këto janë lajme tronditëse, që ne ne marrim, por edhe më tronditës është brutaliteti i regjimit sirian. Kjo politikë shtypjeje duhet të ketë një fund, prandaj është e nevojshme që tani Evropa t'i dërgojë një sinjal të qartë të përbashkët udhëheqjes në Siri".

"Fjalim i një njeriu të pandreqshëm"

Presidenti Bashir al Assad
Presidenti Bashir al AssadFotografi: dapd/Syrian TV

Westerwelle kritikoi ashpër në kuadër të takimit fjalimin e Asad-it, që ai mbajti në të njëjtën ditë. Ky ishte një fjalim i një njeriu të pandreqshëm, që me sa duket nuk i ka kuptuar sinjalet e kohës", tha Westerwelle.

Ministri la të kuptojë edhe që marrëdhëniet me sipërmarrjet siriane mund të ngrihen. Por për këtë ministri nuk deshi të japë hollësi.

Ka gjasa që krerët e shteteve dhe qeverive të enjten (23.06) dhe të premten (24.06) të konsultohen për një qëndrim më të ashpër ndaj Sirisë. Gjithashtu WesterWelle dëshiron të miratohet edhe një rezolutë e Kombeve të Bashkuara për Sirinë: „Anëtarët evropianë në KS po punojnë së bashku në një rezolutë, që të bëhet e qartë, që kjo politikë e represionit të regjimit sirian të mos pranohet në asnjë mënyrë nga bashkësia ndërkombëtare."

Por Rusia është shprehur kundër një rezolute të tillë

Refugjatë sirianë në Hatay Turqi
Refugjatë sirianë në Hatay TurqiFotografi: picture-alliance/dpa


Presidenti Dimitri Medvedjev deklaroi për mediet britanike se ai nuk do të mbështesë asnjë rezolutë në Këshillin e Sigurimit me arsyen se mund të jetë një preteks për një ndërhyrje ushtarake të pakuptimtë. Westewelle u përgjigj se nuk është fjala për të miratuar një rezolutë, që i ngjan rezolutës së vitit 1973, që është bazë për sulmet e NATO-s në Libi: „Por kjo ka të bëjë më atë që ne të gjejmë një gjuhë të përbashkët ndërkombëtare, që edhe regjimit të Assad-it t'i hiqet dukshëm legjitimiteti përmes komunitetit ndërkombëtar. Fjala në Nju Jork është për izolim politik dhe jo për më shumë."

Westerwelle tha se bashkësia ndërkombëtare ka një përgjegjësi ndaj njerëzve. Nuk mund të lejohet që një vend të mos i japë ndihmë një vendi tjetër. Ministrat e jashtëm folën edhe për atë, se si mund të ndihmoheshin vendet në Afrikën e veriut. Nga pranvera duhet bërë verë, tha Westewelle. Ai foli në favor të qasjes së lirë të produkteve nga Afrika për në tregun evropian. Ekonomia në Afrikën e veriut duhet stimuluar, tha ministri Jashtëm gjerman.

Autor: Kristof Prësl/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica