1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Turqit në Bullgari

Boiko Borisov, kryetari i bashkisë së kryeqytetit bullgar Sofie, e ka befasuar pakicën turke (që përbën 10% të popullsisë) me një deklaratë, e cila rrit tensionin ndaj turqve bullgarë dhe partisë së tij.

default

Kryetari i bashkisë se Sofies Bojko Borissov

Bojko Borisov, i cili është kandidati më premtues për postin e kryeministrit në Bullgari në zgjedhjet e 2009-ës, e ka minimizuar bullgarizimin e detyrueshëm të pakicës turke në vitet 80-të. Jo synimet, por vetëm mjetet kanë qenë të gabuara, pohoi Borisov, i cili në fillim të viteve 90-të ka qenë truproja personale e Todor Zhivkovit, sundimtarit të fundit komunist në Bullgari. Pikërisht Zhivkovi bëri përpjekjen e kritikuar shumë në botë për të ndryshuar emrat e turqve bullgarë.

Bojko Borissov als Bodyguard von Todor Zhivkov

Bojko Borissov si bodigard i presidentit tö dikurshëm bullgar Todor Zhivkov.

Benjamini i tij Borisov propozon tani, që turqve në të ardhmen t´u lejohen vetëm emra bullgarë nga një listë e caktuar dhe mbiemrat e tyre të mbarojnë me prapashtesë bullgare. Borisov thotë:

"Një herë e përgjithmonë duhet të dihet, se në Bullgari ka qytetarë bullgarë, në Turqi turq, në Serbi serbë. Për këtë arsye ekzistojnë kufinjtë, për këtë arsye ekzistojnë shtetet. Nqs dikush e ndjen veten bullgar, mirë. Nqs është turk, le të shkojë në Turqi."

Lëvizja për të drejta dhe liri BRF (kjo është partia e pakicës turke në Bullgari) do t´i drejtohet për shkak të pohimeve të Borisovit Parlamentit Evropian dhe Partisë Popullore Evropiane (EVP). Sepse partia e Borisovit GERB është anëtare e EVP-së. Politikani i BRF-së Ahmed Jussein është i mendimit se EVP duhet ta dijë mirë, se kë mbështet në Bullgari për postin e kryeministrit.

"Ky është skandal. Nuk ma ka marrë mendja, se një politikë, që është aq lart në vlerësime, të mund të thotë një gjë të tillë. Unë ndjehem si qytetar i këtij vendi dhe askush nuk ka të drejtë të më dëbojë", shprehet me zemëratë Jussein dhe kujton se Borisovi si oficer i ri policie në verën e vitit 1989 ka marrë pjesë në dëbimin e turqve bullgarë. Të indinjuar për pohimet e Borisovit ishin edhe politikanë të rangut të lartë bullgarë. Kryeministri socialist Sergei Stanishev ( i cili qeveris me BRF-në si partner i vogël në koalicion), i cilëson fjalët e Borisovit "lojë me zjarrin". Shumë i qartë ishte edhe presidenti i shtetit, Georgi Parvanov.

"Qëllimi atëherë ishte të krijohej një nacion etnikisht homogjen. Nqs Borisovi e mbështet këtë, duhet edhe ta argumentojë. Nqs jo, atëherë duhet të kërkojë falje, sepse kështu ai krijon tensione etnike në Bullgari."

Presidenti dhe disa vëzhgues supozojnë, se me anë të pohimeve të tilla Borisov përpiqet të fitojë për vete zgjedhësit me tendenca armiqësore ndaj të huajve. Dhe për të margjinalizuar partinë Ataka në zgjedhjet e verës së 2009-ës.




  • Data 07.11.2008
  • Autor Aleksander Andreev
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FpDh
  • Data 07.11.2008
  • Autor Aleksander Andreev
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FpDh