1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Turqinë e pengon forcimi i Teheranit

Presidenti i Turqisë Erdogan shkon për vizitë në Iran, të cilin e ka kritikuar shpesh. Ai pretendon që Turqia të bëhet superfuqi në rajon, ndaj i pengon forcimi i Teheranit.

"Kufiri mes Turqisë dhe Iranit është më i vjetri në botë. Ai ka mbetur i pandryshuar prej shumë shekujsh", konstaton publicisti Ümit Kıvanç. Gati 500 km i gjatë është ky kufi. Është përcaktuar me marrëveshjen Kasr-e Shirin, para 375 vitesh. Asokohe kishte një konkurencë të fuqishme për sundim mes Safavidëve iranianë dhe Perandorisë Osmane. Një konkurrencë e cila është ringjallur sërish.

Irani po përpiqet të sundojë në gjithë rajonin, deklaroi së fundi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan: "Ata po përgatiten për këtë, por a mund të lejohet kjo? Kjo i shqetëson Arabinë Saudite dhe vendet e Gjirit. Kjo nuk mund të lejohet dhe Irani duhet ta kuptojë këtë."

Kërkohet largimi nga Iraku, Jemeni dhe Siria

Erdogani e ka sulmuar disa herë kohët e fundit Iranin. Ai është i shqetësuar për politikën iraniane. "Irani duhet të ndryshojë qëndrimin. Duhet të tërheqë të gjitha forcat nga Jemeni, Siria dhe Iraku. Irani duhet të respektojë integritetin territorial të vendeve të tjera", thotë ai.

Publicisti Kıvanç e kupton shqetësimin e presidentit të Turqisë. "Irani është shumë më efektiv në Siri dhe Irak sesa Turqia. Nëse vazhdohet kështu, atëherë Iraku së shpejti do të udhëhiqet tërësisht nga Irani. Turqia nuk mund të lejojnë diçka të tillë, ndaj është e shqetësuar."

Irani po mbështet edhe presidentin sirian Bashar al-Assad. Ndërsa Turqia angazhohet për rrëzimin e tij. Teherani po ndihmon luftën kundër milicëve të "Shtetit Islamik". Ankaraja është nën dyshimin e mbështetjes së ekstremistëve.

Konkurenca deri në Jemen

Tani dhe konflikti në Jemen. Irani është në anën e rebelëve Huthi, pohon Erdogani. "Ka shpërthyer konflikti mes shiitëve dhe sunitëve. Ne nuk duam konflikt fetar. Jemeni po shkon drejt përçarjes." Teherani po shfrytëzon Huthi-t për të ushtruar presion edhe ndaj Arabisë Saudite. Erdogani mban anën e sauditëve. Për këtë shkak 65 deputetë të parlamentit iranian kanë kërkuar anulimin evizitës së tij në Teheran.

Zëdhënësi i presidencës turke Ibrahim Kalın, kërkon më shumë qetësi. Vëllimi i shkëmbimeve tregtare mes Iranit dhe Turqisë është rreth 13 miliardë dollarë. Tendenca është në rritje. "Zbutja e sanksioneve me siguri që do të ndikojë në përmirësimin e këtyre raporteve. Të paktën shpresojmë", thotë Kahn. Këtë e shpreson edhe Irani. Të dyja vendet kanë paralajmëruar së fundi dyfishimin e vëllimit të këmbimeve tregtare. Por kjo ishte para shpërthimit të konfliktit në Jemen.