1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Turqia tronditet sërish nga shpërthimet

Turqia në gjendje pasigurie: Sërish shpërtheu një bombë, kësaj here në një rrugë blerjesh në qendër të metropolit turk, Stamboll. Sipas të dhënave të mediave pesë vetë kanë humbur jetën.

Ka disa javë që gjendja e sigurisë në Turqi paraqitet shumë e tensionuar. Tani tronditet nga shpërthimi metropoli i Stambollit. Në orët e paradites të së shtunës (19.03) shpërthimi ndodhi në rrugën e njohur të blerjeve në Istiklal, në pjesën europiane të metropolit turk, jo shumë larg sheshit Taksim. Së paku 5 vetë kanë humbur jetën, ndërkohë që njoftohet për 36 të lënduar, 7 prej tyre rëndë. Ministri turk i Shëndetësisë, Mehmet Muezzinoglu është shprehur së ndër të plagosurit, 12 vetë janë të huaj, ndër ta bëhet fjalë për tre izraelitë të plagosur. Ministria e Jashtme gjermane po verifikon nëse ndër të plagosurit ndodhen edhe gjermanë. Ndërkohë në vendin e ngjarjes fluturuan menjëherë helikopterët dhe ambulancat dhanë ndihmën e parë për të plagosurit, qytetarë që ndodheshin në një rrugët më të preferuara të blerjeve në Stamboll.

Duket se për shkak të gjendjes kritike të sigurisë në vend, rruga nuk ishte shumë e populluar. Shumë njerëz kanë qëndruar në shtëpi, ka raportuar agjencia e lajmeve, “Reuters”. Një zëdhënës i qeverisë turke bëri përgjegjës për atentatin terrorist, partinë e ndaluar kurde, PKK ose aleatë të kësaj organizate. Sipas të dhënave të autoriteteve turke, atentatori duket se ka pasur një tjetër objektiv për të shpërthyer bombën, por pasi u tremb nga policia, nga paniku hoqi fitilin.

Ministria e Jashtme publikon rrezikun për atentate terroriste

Të enjten dhe të premten konsullata gjermane në Stamboll, ambasada në Ankara dhe institucione të tjera gjermane kanë qenë të mbyllura për shkak të paralajëmrimeve për atentate terroriste. Ministria e Jashtme gjermane u bëri thirrje qytetarëve të jenë të vëmendshëm dhe të qëndrojnë në hotele. Sulmi terrorist është i dyti brenda një kohe të shkurtër në Turqi. Vetëm të dielën e shkuar në Ankara pati një atentat me 37 të vdekur, ku përgjegjësinë e mori një degë e shkëputur e  partisë së ndaluar kurde, PKK. TAK u shkëput nga PKK në vitin 2004 dhe ka kryer disa atentate në qytete. Para festës kude të vitit të ri, Nevruzit në Turqi është rritur shqetësimi për atentate të reja. Në janar një atentator vetëvrasës u mori jetën 12 turistëve gjermanë, për aktin u bë përgjegjës i ashtuquajturi „Shteti Islamik“.