1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Turqia tërheq ambasadorin nga Uashingtoni

Përkundër protestave nga Turqia dhe kundër dëshirës së qeverisë amerikane një komision i kongresit aprovoi rezolutën për Armeninë. Në të klasifikohet si genocid masakra kundër armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore

default

Fotografi në Jerivan të 90 të mbijetuarve nga masakra në Perandorië Osmane

Komisioni i Kongresit amerikan për politikën e jashtme përkundër vullnetit të qeverisë, e klasifikoi masakrën ndaj armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore në ish-Perandorinë Osmanë si gjenocid. Vendimi për rezolutën pa karakter detyrues u mor me 23 vota pro dhe 22 kundër. Turqia menjëherë thirri për konsultime ambasadorin e saj në SHBA.

Türkei / USA / Namik Tan

Thirret në Ankara: ambasadori turk Namik Tan

Kryeministri Recep Tayyip Erdogan kërcënoi me pasoja serioze për marrëdhëniet turko-amerikane dhe për procesin e afrimit me Armeninë. Turqia si pasardhëse ligjore e Perandorisë Osmane, e refuzon klasifikimin e masakrës si gjenocid. Nga ana e saj Armenia e përshëndeti vendimin.

"Shfarosje sistematike dhe e qëllimshme"

Në rezolutën pa karakter detyrues kërkohet nga presidenti i SHBA-së Barak Obama, që të kualifikojë si gjenocid shfarosjen sistematike dhe të qëllimshme të 1,5 milionë armenëve". Përveç kësaj duhet të garantojë, se kujtimi i këtyre ngjarjeve në Luftën e parë Botërore është pjesë e politikës së jashtme të SHBA-së.

Turqia e kundërshton akuzën për gjenocid me ashpërsi, e ul shumë më poshtë numrin e viktimave dhe argumenton me atë se armenët në 1915/16 u vranë gjatë një aksioni zhvendosjeje në kushte lufte. Armenët e krishterë kishin qenë në anën e kundërshtarit të luftës Rusisë, thuhet në Turqi si argument për justikimin e dhunës gjatë luftës së parë Botërore. Në Perandorinë Osmane nga fundi i shekullit të 19-të jetonin deri në 2,5 milionë armenë. Sot në Turqi ata janë një pakicë shumë e vogël.

Ministria e jashtme e SHBA-së kishte porositur deputetët e Komisionit tö Jashtöm që të mos e aprovonin rezolutön pör Armeninë. Krahas tensioneve në marrëdhëniet bilaterale me Turqinë ajo i druhet edhe pasojave në marrëdhëniet turko-armene, që kishin nisur të përmirësoheshin. Që në fushatën elektorale për president në vittin 2008 Obama kishte deklaruar, se do ta denoncojë vrasjen e armenëve si gjenocid. Por këtë premtim ai nuk e mbajti - fundja Turqia është një nga aleatet më të ngushta të SHBA-së.

Capitol Hill in Washington

Kapitoli në Uashington

Turqia e kishte paralajmëruar me insistim SHBA-në, për të mos e klasifikuar masakrën si gjenocid. Për të ndryshuar qëndrimin e amerikanëve politikanët turq kanë shkuar për këtë me qëllim në Uashington. Përfaqësues të koncerneve të mëdha shtetërore turke i bënë thirrje shefave të sipërmarrjeve të mëdha në Uashington, që të shprehen kundër rezolutës. Tani mund të anullohen projekte armatimesh me vlerë prej disa miliarda dollarësh amerikanë, njoftojnë mediat turke.

Lëvdata dhe qortime

Kryeministri Rexhep Taip Erdogan deklaroi se është shumë i shqetësuar, që ky hap mund të keqësojë marrëdhëniet e të dy partnerëve. Armenia nga ana e saj përshëndeti rezultatin e votimit. Ky është një hap i rëndësishëm për evitimin e krimeve të ardhshme kundër njerëzimit, tha ministri i Jashtëm, Edwar Nalbandian.

Edhe në vitin 2007 Komisioni për politikën e jashtme i Kongresit amerikan ka aprovuar një rezolutë për Armeninë duke shkaktuar një krizë diplomatike. Por ateherë dokumenti nuk arriti dot deri në plenumin e dhomës së përfaqësuesve të kongresit. Sipas vëzhguesve politikë kësaj rradhe mund të jetë ndryshe.

Autor: dpa,afp /Angjelina Verbica

Redaktoi: Vilma Filaj- Ballvora

  • Data 05.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MLHn
  • Data 05.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MLHn