1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Turqia si qendër e re energjetike?

Prej vitesh Turqia po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për furnizimin me gaz dhe me naftë për në Evropë. Para së gjithash, që prej krizës së Ukrainës, Perëndimi shpreson për një furnizim shtesë përmes Turqisë.

Turqia ofrohet si një lloj qendre shpërndarëse e energjisë, para së gjithash për shkak të afërsisë së saj me Kaukazin, Azinë Qendrore, me Lindjen e Afërt dhe të Mesme dhe me Evropën. Që prej krizës aktuale në Ukrainë, Turqia është para së gjithash për Evropën në krye të listës, kur bëhet fjalë për importin alternativ të gazit dhe naftës. "Ne kemi vënë re një interes në rritje të sipërmarrjeve evropiane dhe ndërkombëtare, para së gjithash për tregun turk të energjisë", shprehet Christian Grun nga sipërmarrja e shërbimeve energjitike të Essenit, ConEnergy.

Ky interes ka disa shkaqe. Nga njëra anë, Turqia shënoi në vitet 2010 dhe 2011 një rritje ekonomike thuajse me dhjetë përqind. Veç kësaj, ajo ka një popullatë të re me një moshë mesatare 28 vjeç, gjë që e bën dinamik vendin. "Pozicioni gjeostrategjik është gjithsesi unik", i thotë Grun DW. Para së gjithash liberalizimi i tregut turk bën pjesë në shanset dhe në sfidat e mëdha.

Tregjet liberalizohen

"Tani bie monopoli shtetëror dhe tregu është i hapur, si për sipërmarrje turke, ashtu edhe për sipërmarrje ndërkombëtarare. Disa pesha të rënda të industrisë energjetike evropiane duan të depërtojnë në treg, midis tyre EON dhe RWE. Shumë sipërmarrje shërbimi do të pasojnë", thotë Grun në bisedë me DW.

Ka disa projekte, në të cilat punon Turqia aktualisht, për të diversifikuar furnizimin me energji. Nga njëra anë, është korridori jugor i gazit, i cili do të eksportojë gaz natyror nga Deti Kaspik dhe Lindja e Mesme për në Evropë, pa kaluar përmes Rusisë. Ky korridor jugor i gazit përfaqësohet nga gazsjellësi transanadollian (TANAP), i cili do të transportojë gaz nga Azerbajxhani nëpër Turqi për në Evropë.

Anashkalim në jug i Rusisë

Në bazë të gazetës Hürriyet, ndërtimi i projektit me kosto 45 miliardë dollarë do të nisë në vitin 2015 dhe do të përfundojë brenda katër vjetëve. TANAP do të marrë 16 miliardë metra kub gaz nga zona e gazit Shah Deniz II. Dhjetë miliardë metra kub do të shkojnë në tregun evropian dhe gjashtë miliardë metra kub

Edhe zona e Mesdheut Lindor ka tërhequr vitet e fundit vëmendjen e industrisë së përbotshme të gazit. Para së gjithash zbulimi i burimeve të gazit në afërsi të brigjeve të Izraelit dhe të Qipros. Sipas medieve turke, Izraeli mund të kthehet në eksportues gazi dhe të transportojë gaz përmes një gazsjellësi në Turqi, por problemi i Qipros e pengon këtë.

Por ekspertët besojnë se edhe sikur të realizohet TANAP, ai nuk do të mjaftojë për ta bërë Turqinë qendër energjetike. Për këtë, sipas ekspertëve nuk nevojiten 16 miliardë metra kub gaz, por 50 deri 60 miliardë. Vetëm BE ka nevojë për 250 miliardë metra kub gaz. Vetë Turqia nuk është në gjendje ta ofrojë këtë.