1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Turqia së bashku me Aleancën kundër Shtetit Islamik

Pakënaqësia për rolin e Turqisë në luftën kundër milicëve terroristë të "Shtetit Islamik" po bëhej gjithnjë e më e madhe. Tani Ankaraja bën lëshime. Ministri i brendshëm gjerman paralajmëron nga sulmet terroriste.

Në sfondin e luftimeve të ashpra për qytetin kurd Kobane në Siri Aleanca ndërkombëtare sipas të dhënave amerikane mund të shfrytëzojë bazat ushtarake në Turqi, vend anëtar i NATO-s. Qeveria në Ankara ka dhënë pëlqimin e saj, bëri të ditur Pentagoni në Uashington. Deri tani avionët luftarakë të SHBA niseshin për të kryer sulmet ajrore nga pozicionet në bazat e Emirateve të Bashkuara Arabe, Kuvajtit dhe Katarit. Në Jordani janë të stacionuar gjithashtu që nga viti i kaluar aeroplanë luftarakë amerikanë.

Kobane është bërë ndërkohë simbol i luftës së kurdëve kundër xhihadistëve. Qyteti në kufi me Turqinë po sulmohet ashper që prej gati një muaji nga ekstremistët. Turqia ka grumbulluar trupa në kufi dhe ka marrë edhe lejen e parlamentit për ndërhyrjen ushtarake. Por ajo nuk e ka bërë atë ende. Për këtë shkak ka qenë nën trysni të madhe ndërkombëtare

Duke përfshirë edhe stërvitjen

Luftime në Kobane

Luftime në Kobane

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, falenderoi në një telefonatë homologun e tij turk Ismet Yilmaz për "gatishmërinë", për të ndihmuar koalicionin ushtarak me hapjen e bazave ushtarake. Kjo përshin edhe "strehimin dhe stërvitjen" e rebelëve të moderuar sirianë, njoftoi zëdhënësi i Hagel, John Kirby. Deri tani për këtë qëllim në planet amerikane parashikohej vetëm Arabia Saudite.

Turqia e bëri këtë njoftim menjëherë përpara takimit të parë strategjik të Aleancës këtë të hënë në bazën ushtarake Andrews në Uashington. Aleanca anti-IS kërkonte prej kohësh ta lidhte më ngushtë Turqinë. Po qeveria në Ankara kundërshtonte duke kërkuar veprime të përbashkëta, që të drejtoheshin edhe kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad. Në konferencën në SHBA Shefi i Shtabit amerikan, gjenerali Martin Dempsey, ka ftuar më shumë se 20 shefa të ushtrive, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe dhe Francën. Në tryezën e bisedimeve janë edhe pesë aleatët arabë, Arabia Saudite, Jordania, Bahreini, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

De Maizière porosit të kihet kujdes

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière porositi të kihet kujdes nga sulmet terroriste në Gjermani. "Nuk përjashtohen", tha de Maizière në televizionin gjerman. Rreziku vjen në rradhë të parë nga luftëtarët, që kthehen nga Siria dhe Iraku. Gjermania ndodhet në fokus të terrorizmit, kështu ka qenë edhe në të kaluarën. Por ministri shtoi: "Ne nuk duhet të kemi frikë. Ne jemi një demokraci e fortë dhe solide." Puna e organeve të sigurisë është e mirë dhe duhet të kemi besim tek ata.