1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Turqia një ndër rrugët kryesore të tranzitit për refugjatë dhe emigrantë që synojnë BE-në

Më parë trafikimin mund ta bëje vetë, por tani kontrollet e policisë janë shtuar dhe nuk punon më dot vetë pa bashkëpunuar me të tjerët, rrëfen një trafikant.

default

Mjaft refugjatë rrezikojnë jetën për të ardhur në perëndim

Prej mbytjes së një anije me refugjatë përpara bregdetit perëndimor të Turqisë, në Seferihisar në jug të Izmirit, gjetën vdekjen mbi dhjetë vetë. Në bordin e anijes duhet të ketë pasur rreth 70 vetë. Kështu thotë një nga gjatë personat që arritën të mbijetonin. Ende nuk është e qartë nëse anija në fjalë kishte si destinacion ishullin grek Kios apo Samos, që gjenden në afëri të zonën ku ndodhi ngjarja. E sigurt është që anija u batua për shkak të valëve të forta dhe shumica e refugjatëve që gjendeshin në të u mbytën.

Rrëfimi i një trafikanti

Turqia është një ndër rrugët kryesore të tranzitit për në vendet e BE-së. Metin Duman nga Bodrumi, i cili deri sa e kapi policia, kishte qenë për gjashtë vjet me radhë trafikant, thotë se ky është një biznes mjaft fitimprurës: „Refugjatët vijnë kryesisht nga Irani apo Iraku. Ata paguajnë nga 2000 dollarë për kokë për t'i çuar fillimisht në Stamboll. Pastaj atyre u duhet të presin ndonjëherë deri në katër muaj deri sa të kalojnë për në Evropë. Më parë këtë punë mund ta bëje vete, por tani kontrollet e policisë janë shtuar dhe nuk punon më dot vetë pa bashkëpunuar me të tjerët. Më parë shkoja e i merrja vetë refugjatët në Stamboll dhe i çoja në Greqi. Kur më kapnin përfundoja për 2-3 muaj në burg." Sipas të dhënave të televizionit turk edhe të hënën në Turqi u kap një kamion, me të cilin po transportoheshin 54 refugjatë. Gjatë fundjavës u mbyt në përpjekje për të kapërcyer hapësirën mes Turqisë dhe Qipros një varkë me gjashtë uzbekë. Tre prej tyre arriti t'i shpëtonte një anije peshkimi, të tjerët janë zhdukur.

  • Data 11.12.2007
  • Autor Ulrich Pick
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CaBo
  • Data 11.12.2007
  • Autor Ulrich Pick
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CaBo