1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Turqia - Nga fëmijë shembullor në fëmijë problematik

Me stilin e tij të qeverisjes, kryeministri turk i rëndon raportet turke-evropiane. Për dëme të rënda midis Ankarasë dhe Brukselit paralajmëron Baha Güngör në komentin e tij.

default

Për herë të parë që prej pesë vjetësh, Rexhep Tayyip Erdogani bëri një vizitë zyrtare në Bruksel. Por në dallim me kohët që janë zbehur të marrëdhënieve më të mirë turko-evropiane, këtë herë nuk pati rrahje shpatullash dhe fjalë lëvduese për kryeministrin e Turqisë - si më parë për reformat demokratike. Përkundrazi, Presidenti i Këshillit të BE, Herman Van Rompuy dhe Presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso nuk lanë kritikë pa i bërë stilit gjithnjë e më autoritar të mysafirit të tyre nga Bosfori

Përdorimi joproporcional i dhunës kundër demonstruesve paqësore, instrumentalizimi i drejtësisë kundër intelektualëve, gazetarëve ose ish-oficerëve dhe së fundi transferimet masive si dënim të policëve dhe prokurorëve për të ndaluar hetimet kundër korrupsionit i treguan evropianëve fytyrën tjetër të politikanit fetar-konservator. Ana jodemokratike e Erdoganit karakterizohet nga paaftësia e theksuar për të pranuar si kritikë ndaj personit të tij, ashtu edhe vetëm dyshimin për korrupsion ndaj rrethit të tij politik, por edhe privat. Ai që e akuzon drejtësinë në lidhje me përpjekjet për të sqaruar qerthullin e korrupsionit se po përgatit puç kundër tij, nuk duhet të çuditet, kur mikpritësit i kujtojnë në Bruksel ndarjen e pushteteve, si themel të demokracisë.

Kryeministri gati 60 vjeçar është kthyer për BE nga një djalosh shembullor në një fëmijë problematik. Nëse deri tani atë e lëvdonin se e nxorri vendin e tij me vetëm pak pasoja nga kriza botërore në brigjet e shpëtimit, duke mos e rrezikuar njëkohësisht spërkatën midis demokracisë dhe fesë islame, ai sot duhet të pranojë kritika siç janë dobësimi i institucioneve demokratike.

Sa keq, në fakt, që nuk interesohet thuajse askush, se cila do të jetë e ardhmja e negociatave të anëtarësimit midis Turqisë dhe BE të nisura nëntë vjet më parë. Por janë pikërisht këto negociata, të cilat i japin si Turqisë, ashtu edhe BE mundësinë për të ndërmarrë hapa të tjerë reformues e për të penguar njëkohësisht rrëshkitjen e mëtejshme të Turqisë nga normat dhe vlerat evropiane. Prandaj, megjithë dallimet, marrëdhëniet midis Ankarasë dhe BE nuk duhet të ndërpriten në asnjë mënyrë - edhe sepse marrëveshja e Asociimit, e nënshkruar që në vitin 1963 të detyron të bësh kompromise.