1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turqia, kristianët dhe Viti i Shën Palit Apostull!

Ulrich Pick21 Qershor 2008

Papa Benedikt thirri vitin e Shën Palit, të ashtuquajturit "Apostull i popujve". Një efekt anësor i tij mund të jenë lëvizjet midis shtetit turk dhe të krishterëve.

https://p.dw.com/p/EO40
Papa Benedikt XVI takohet me Bartholomew I në Stamboll
Papa Benedikt XVI takohet me Bartholomew I në StambollFotografi: AP

Në kujtim të Shën Palit Apostull, i cili ka lindur në Turqinë e sotme, Papa Benedikt XVI. ka thirrur të ashtuquajturin Viti i Shën Palit, nga 28 qershori 2008 deri më 29 qershorin 2009. Viti i Shën Palit do të fillojë këtë fundjavë (21 qershor) në Tarsus-in turkojugor, me një meshë ikumenike dhe një simpozium për Apostullin Shën Pal. Krahas "ministrave ikumenik" të Vatikanit, aty janë ftuar edhe Kardinali Walter Kasper dhe kishtarë armenë dhe ortodoksë, si dhe përfaqësues të komunave evangjeliste. I ftuar është edhe kryeministri Recep Tayyip Erdogan. Sipas pikëpamjes së ekspertëve, Apostulli Shën Pal ka lindur midis viti 6 dhe 10 pas Krishtit në Tarsus, Turqinë e sotme dhe si hebre grek, u transformua nga luftëtar kundër krishtërimit në përhapës të tij, në një territor që përfshin sot Turqinë, Greqinë dhe Levanten, e më tej.

Sixhade "Predikimet e Apostellit në Athinë" sipas një skice nga Raffael ndodhet në Sallën Gobelin të Sempergalerie
Sixhade "Predikimet e Apostellit në Athinë" sipas një skice nga Raffael ndodhet në Sallën Gobelin të SempergalerieFotografi: dpa

Çfarë rëndësie ka Viti i Shën Palit për kristianët e Turqisë?

Të krishterët e Turqisë lidhin shpresa konkrete me fillimin e vitit ndërkombëtar të Shën Palit. Kështu me festimet, për të cilat vjen nga Roma edhe Kardinali Walter Kasper si dhe shumë pelegrinë kristianë nga vende të tjera, kërkohet të rritet vëmendja për situatën e kësaj pakice fetare në Turqi. Përveç kësaj ky jubile shihet edhe si impuls ikumenik. Nëpërmjet Vitit të Shën Palit, thotë kryetari i Konferencës së ipeshkëve turk, Luigi Padovese, kërkohet të arrihet afrim i kishave të ndryshme kristiane në Turqi. "Unë për shembull kam ftuar në Tarsus tani për hapjen e vitit anëtarë të konfesioneve të tjera. Ata do të vijnë dhe do t`i japin të krishterëve një imazh të popullit turk. Jo vetëm imazhin e ortodoksëve, imazhin e katolikëve ose të armenëve, por imazhin se të krishterët janë këtu prezentë! Ata rinjohin veten në figurën e Shën Palit."

Situata e 100 mijë të krishterëve në Turqi është e komplikuar. Vërtet që sipas artikullit 24 të Kushtetutës, çdo komunitet fetar mund të festojë pa kufizim shërbimet e veta fetare, por në të vërtetë liria e fesë nuk ekziston - thotë Otmar Oehring, i cili merret me çështjet e të drejtave të njeriut në Misionin humanitar katolik. "Liri e fesë do të thotë që çdo individ të jetë në gjendje të jetojë hapur në komunitet me individët e tjerë të të njëjtit besim dhe që ai të mund të bëjë reklamë për besimin e tij, që të mund të organizohet me të tjerët në komunitet, që ky komunitet fetar të njihet ligjërisht nga shteti, që ai të mund të organizohet dhe të shkollojë personelin e vet. Të gjitha këto nuk janë të mundura në Turqi."

Gjermania ka një interes të veçantë për ndërtimin e një kishe në vendin e lindjes së të ashtuquajturit Apostull i Popujve. Meqenëse në Tarsus jetojnë shumë pak kristianë vendalinj, nuk është ndërtuar deri tani asnjë shtëpi e Zotit. Vërtet që aty ndodhet kisha e vjetër, Kisha e Shën Paulit, e ngritur në shekullin e 12-të, por zyrtarisht ajo përdoret si muzeum. Për të ndryshuar këtë situatë u nis kohët e fundit nga Gjermania një delegacion që shkoi në bregun jugor turk. Ata arritën të kishin sukses, thotë Eckart Cuntz, ambasadori gjerman në Ankara: "Ajo që u arrit është që gjatë Vitit të Shën Palit ndërtesa mund të përdoret si kishë, për mesha, për pelegrinë dhe krah saj do të ofrohet edhe një ndërtesë tjetër, që të mund të përdoret si han nga pelegrinët, ku ata të mund të kalojnë natën."

Cuntz beson po ashtu se ekzistojnë shancet për krijimin e një vendi pelegrinazhi në qytetin ku ka lindur Shën Pali Apostull.