1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Turqia kërkon nga SHBA arrestimin e klerikut Fethullah Gülen

Turqia kërkon nga SHBA arrestimin e klerikut Fethullah Gülen për dhjetë akuza të ndryshme, përfshirë dhe përpjekjen për të përmbysur qeverinë.

Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit u ka dërguar një letër autoriteteve të SHBA-së ku kërkon arrestimin e klerikut Fethullah Gülen, i fajësuar nga qeveria turke për orkestrimin e grushtit të dështuar të shtetit gjatë muajit korrik, njoftoi televizioni CNN Turk.

Ministria e Drejtësisë e Turqisë e përcolli tek autoritetet e SHBA-së këtë letër, në të cilën Gülen quhet si organizatori i puçit të dështuar të 15 korrikut dhe akuzohet për dhjetë akuza të ndryshme, përfshirë dhe përpjekjen për të përmbysur qeverinë.