1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Turqia kërkon ndalimin e vrasjes së sirianëve

Ushtria siriane qëllon kundër refugjatëve sirianë në territorin turk dhe vret dy vetë. Turqia kërkon ndalimin e menjëhershëm të agresionit.

Protestë kundër Assadit në Siri

Protestë kundër Assadit në Siri

Ushtarët sirianë kanë qëlluar mbi kufirin në një kamp strehimor të refugjatëve sirianë në Turqi. Sipas njoftimeve në medie janë vrarë të paktën dy sirianë dhe një numër njerëzish kanë mbetur të plagosur. Ministria e Jashtmë në Ankara i kërkoi qeverisë në Damask që ta ndalojë agresionin menjëherë. Edhe në Siri brenda vazhdojnë luftimet më tej. Në bastionin e protestave Homs, sipas të dhënave të aktivistëve ka pasur nëntë të vdekur. Shpresat e bashkësisë ndërkombëtare për një armëpushim në Siri kanë humbur.

Kamp me refugjatë sirianë në Turqi

Kamp me refugjatë sirianë në Turqi

Udhëheqja në Damask insiston për një garanci me shkrim nga grupet kryengritëse, që ata të heqin dorë nga armët. Vetëm nëse paraqitet një garanci e tillë do të tërhiqen trupat qeveritare nga zonat e banuara, deklaroi Ministria e Jashtme siriane. Në të vërtetë presidenti Baschar al Assad e kishte miratuar planin e paqes të të dërguarit special të OKB, Kofi Annan, sipas të cilit parashikohet një tërheqje trupash deri të martën dhe një armëpushim deri të enjten në mëngjes. Këshilli i Sigurimi nuk përjashton më "hapat të tjerë" nëse nuk do të realizohet plani i Annanit.

Autor: dpa/dw/ Mimoza Kelmendi

Reagoi: Auron Dodi