1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Turqia i bën presion Obamës rreth Sirisë

Pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara Turqia po shpreson që Uashingtoni të përfshihet më tepër në Siri. Por duket se Obama nuk do të përmbushë të gjitha pritshmëritë e Turqisë.

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan ishte duke udhëtuar drejt Indonezisë, kur dëgjoi rreth fitores së zgjedhjeve presidenciale nga Barack Obama. Ai e vlerëson presidentin e SHBA-ve si një partner të sigurt për Turqinë dhe ka bërë gati një listë me kërkesa për mandatin e dytë të Obamës.

Për shkak të zgjatjes së fushatës elektorale, qeveria turke nuk ka ushtruar shumë presion tek Shtetet e Bashkuara në lidhje me konfliktin e vazhdueshëm me shtetin fqinj Sirinë, tha Erdogan, pasi mbërriti në Bali. Por kjo do të ndryshojë: kryeministri turk i bëri presion SHBA-ve që të adoptojnë një sjellje "krejtësisht të ndryshme" në Siri.

Mesa duket, drejtuesit e ushtrisë turke dhe asaj amerikane kanë diskutuar dislokimin e raketave Patriot në kufirin turk me Sirinë. Ndërkohë që Erdogan nënvizoi se vendi i tij nuk ka kërkuar një ngarkesë raketash nga aleatët e tij në NATO, ministri i Punëve të Jashtme Ahmet Davutoglu deklaroi se raketat Patriot mund të përdoren për të mbrojtur aleatin e NATO-s, Turqinë nga degradimi i konfliktit me Sirinë.

Türkei Syrien Konflikt Tayyip Erdogan

Kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan

Zona të sigurta

Sipas raportimeve të medias turke planet e Patriot nuk lidhen dhe aq shumë me mbrojtjen e territorit turk, se sa lidhen me krijimin e zonave të ndalim fluturimit mbi Sirinë e Veriut. Opozita siriane vazhdimisht ka fajësuar operacionet ajrore siriane për mungesën e suksesit në luftën kundër trupave të Bashar Assadit. Shtetet e Bashkuara dhe Turqia po e marrin në konsideratë vendosjen e raketave anti-ajrore, si një pengesë të avionëve sirianë përtej kufirit.

Në këtë aspekt, një ngushtim zone me rreth 60 kilometër në drejtimin jugor të kufirit turko-sirian mund të kthehet në një zonë të ndaluar për avionët luftarakë dhe helikopterët sirianë. Raportimet e medias thonë se patrullimi i avionëve luftarakë në kufi do të përforconte efektin parandalues të përkeqësimit të situatës.

Nëse plani do të funksionojë, të paktën afërsisht 112 mijë refugjatë turkë në Turqi mund të kthehen në Siri pa rrezikuar jetën. Dhe rebelët sirianë do të kishin shansin për të stabilizuar rajonet "e çliruara" në Siri, duke lejuar shfaqjen e një zone mbrojtëse pa një mandat të OKB-së.

Mënjanimi i Assad-it

Avantazhi i planit për SHBA-të dhe Turqinë është se do t´i lejojë ata të rrisin presionet mbi Assadin, pa u kërkuar trupave të huaj që të ndërhyjnë direkt në Siri, dhe pa i dhënë shansin aleatit sirian, Rusisë, që të parandalojë lëvizjen me anë të një vetoje të OKB-së.

Shpërndarja e armëve amerikane tek rebelet sirianë do të bëhej më e mundshme, në çdo rast, sepse administrata e Obamës nuk u frikësohet më votuesve potencialë për përfshirjen e tyre në një shtet të Lindjes së Mesme.

Mbështetjet e Uashingtonit për të ristrukturuar kahun politik të opozitës siriane gjithashtu i shërben qëllimit për të bllokuar Assadin. Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, nxiti përgjatë javës së fundit Kongresin Kombëtar Sirian, i formuar në emigrim, për të riorganizuar veten dhe për t´i kushtuar më tepër vëmendje interesave të opozitës në Siri.

USA Obama Wirtschaftspolitik Rede

Presidenti i SHBA-së Barack Obama

Asnjë ndryshim i pritshëm

Por administrata e Erdoganit nuk mund të presë që politika e SHBA-ve në Siri, deri tani e rezervuar, të kthehet në 180 gradë. Ndërhyrja e drejtpërdrejte ushtarake është jashtë çdo diskutimi. Madje edhe mbështetja amerikane ndaj vendeve aleate për të ndërmarrë operacione ushtarake, si në rastin e Libisë gjatë vitit 2011, është në pikëpyetje nga fuqia e forcave ajrore siriane.

Në fund të fundit, konflikti në Siri nuk ka të bëjë shumë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thotë Kadri Gürsel, editorialist në gazetën turke "Milliyet". Dhe kjo është e dukshme se sa rëndësi ka për Obamën, dhe pse ai duhet t´i rezistojë presionit të partnerëve të tij në rajon, për të drejtuar "një lufte me pasoja të panjohura" në Siri, mendon Gürsel.

Nëse bëhet fjalë për këtë rast, Erdogan do të zhgënjehet nga pritshmëritë e tij të larta për një qëndrim amerikan "shumë të ndryshëm" rreth Sirisë.

  • Data 10.11.2012
  • Autor Thomas Seibert / Elona Elezi
  • Fjalët kyç Turqi, SHBA, Siri, Obama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16gNW
  • Data 10.11.2012
  • Autor Thomas Seibert / Elona Elezi
  • Fjalët kyç Turqi, SHBA, Siri, Obama
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16gNW