1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Turqia fton në raport ambasadorin gjerman

Një festival kulturor i kurdëve në Këln, ka acaruar edhe më shumë raportet mes Ankarasë dhe Berlinit.Turqia akuzon Gjermaninë për mbështetje terrorizmi.

Martin Erdmann, ambasadori gjerman në Ankara, është ftuar për raport në ministrinë e Jashtme të Turqisë, për shkak të një festivali të kurdëve në Këln të Gjermanisë. Agjencia turke e lajmeve Anadolu njofton se qeveria turke akuzon Gjermaninë për lejimin e "propagandës terroriste".

Turqia e denon këtë manifestim të "grupeve terroriste të PKK", thuhet në shpjegimin e minsitrisë së Jashtme. Kjo është theksuar qartë edhe në bisedën me ambasadorin e Gjermanisë në Ankara, i

Türkei Deutscher Botschafter Martin Erdmann in Ankara (picture-alliance/dpa/K.-J. Hildenbrand)

Martin Erdmann

cili është "ftuar për bisedë në Ministrinë e Jashtme".

Në festivalin kulturor të kurdëve të shtunën, sipas policisë, kanë marrë pjesë mijëra njerëz. Gazeta "Kölner Stadt-Anzeiger" shkruan se në Deutz të Këlnit janë mbledhur rreth 12.000 njerëz, për të kërkuar të drejtat e kurdëve në Turqi. Festivali është mbajtur nën moton "Liri për Öcalanin - status për Kurdistanin". Pjesëmarrësit kanë kërkuar lirimin e udhëheqësit të Partisë Punëtore Kurde, Abdullah Öcalan, i cili për vite të tëra po mbahet në burgjet e Turqisë. PKK radhitet në Turqi, por edhe në Gjermani dhe BE, në grupin e organizatave terroriste.

Konflikti me Turqinë dhe fushata elektorale në Gjermani

Raportet mes Turqisë dhe Gjermanisë janë tendosur edhe më shumë, pas përpjekjes për grusht shteti në korrik të vitit 2016. Ndërkohë ka pasur edhe shumë incidente diplomatike, prononcime dhe ak

uza të ndërsjella mes këtyre dy vendeve. Qeveria në Ankara e akuzon qeverinë gjermane për mosveprim të mjaftueshëm kundër PKKK.

Në shpjegimin e ministrisë së Jashtme turke thuhet se Gjermania nuk po e lufton sa duhet terrrorizmin. Ndërsa Gjermania kërkon nga Turqia lirimin e menjëhershëm të të gjithë shtetasve të saj të arrestuar në Turqi muajt e fundit.

Kancelarja gjermane Angela Merkel të shtunën tha se Gjermania do të ulë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik me Turqinë dhe do të rishikojë projektet e përbashkëta. Ndërsa shefi i SPD dhe kandidati i kësaj partie për kancelar, Martin Schulz ka përsëritur në një intervistë ekskluzive për Detsche Wellen, kritikat ndaj presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, të cilin e akuzoi për shkelje flagrante të të drejtave të njeriut në Turqi.

bc/rb/gri (dpa, dw, rtr, ksta.de)