1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Turqia e fiksuar në aplikimin e energjisë atomike

Turqia planifikon deri më 2030 ndërtimin e tri centraleve atomike. Fillimi i ndërtimit të centralit të parë në Mesdhe, një projekt mjaft i diskutueshëm, dëshmon mungesën e arsyes së vendimmarrësve, mendon Baha Güngör.

Umweltaktivisten protestieren in Mersin gegen das Atomkraftwerk

Aktivistë të mjedisit protestojnë kundër ndërtimit të centraleve bërthamore në Turqi

Turqia është tërësisht e fiksuar tek aplikimi i energjisë atomike. Çfarëdo argumentash që thuhen apo shkruhen kundër, hidhen kategorikisht poshtë. Së fundi u vendos guri i themelit për centralin e parë në Anadoll. Sipas planit ky central në vitin 2020 duhet të furnizojë vendin me energji bërthamore. Dy komplekse të tjera janë vendosur gjithashtu prej kohësh, për të mbuluar nevojat e vendit për energji në pjesën më të madhe prej centraleve atomike - gjë kjo tërësisht e paarsyeshme.

Centrali i parë bërthamor në Akkuyu në jug të vendit do të ndërtohet nga Rusia, i dyti në Sinop në brigjet e detit të Zi në veri të Anadollit do të ndërtohet nga japonezët. Një tjetër central atomik, vendi i të cilit ende nuk dihet, do të ndërtohet gjithashtu nga Japonia. Rusia dhe Japonia janë vende, që kanë referenca frikëngjallëse me nota negative sa i përket teknikës së centraleve energjetike: katastrofa e Çernobilit në kohën sovjetike apo ajo e Fukushimës para tre vjetësh ende nuk janë harruar. Pasojat e dëmit do të vazhdojnë ta mbajnë në ankth opinionin ndërkombëtar edhe për një kohë të gjatë.

Frika nga tërmetet lihet në harresë

Përse Turqia heq dorë nga kursi i arsyes dhe nuk i kushton vëmendje energjisë së diellit, erës dhe ujit që janë me bollëk në Anadoll? Përse ky vend i orientuar deri tani nga arritjet bashkëkohore të Europës jepet pas nivelit të vendeve në ekspansion dhe i var shpresat tek energjia atomike si burim energjetik për zhvillimin e ekonomisë dhe të shoqërisë?

Përkrahësit e energjisë atomike në Turqi i referohen rritjes së nevojave për energji: energjia atomike është e pastër, komplekset bërthamore janë të sigurta dhe kush ka frikë prej radioaktivitetit, në të ardhmen nuk duhet ta pranojë radiografitë me rrezet Rëntgen, përgjgijen ekspertë të njohur ndaj pyetjeve të gazetarëve. Por 20.000 të vdekurit nga tërmeti i rëndë në vitin 1999 janë dëshmia e fundit tronditëse edhe për faktin, se toka në Anadoll është anë e mbanë e rrezikuar.

Mbështetja tek energjitë alternativë

Eshtë gjithashtu një fakt, që energjia e diellit, e erës dhe e ujit mund të prodhojë trefishin e nevojave të energjisë me kosto edhe më të favorshme pa rrezikuar mjedisin.

Por gjithashtu ka edhe një fakt tjetër, që Turqia rreth 60 përqind të nevojave të saj për energji dhe rreth 30 përqind të nevojave për qymyr i mbulon nga Rusia. Madje edhe rreth tetë përqind e importit turk të naftës vjen nga Rusia. E pra sa e arsyeshme është të jepesh pas një varësie të tillë ndaj Rusisë duke e lënë veten në dorën e një regjimi, që nuk i kihet besë?