1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Turqia dhe procesi paqësor me kurdët

Tema e negociatave paqësore me kurdët është shumë e rëndësishme për qeverinë turke. Për shkak të saj janë shtyrë edhe pushimet e verës.

Qeveria e kryeminsitrit turk Recep Tayyip Erdogan i ka propozuar parlamentit një projektligj për negociata paqësore me lëvizjen e ndaluar kurde "Partia Punëtore Kurde" (PKK). Për të miratuar sa më parë këtë projektligj, janë shtyrë edhe pushimet verore të parlamentit, të cilat do të fillojnë me 25 korrik. Projektligji parashikon negociata me shefin e burgosur të PKK Abdullah Öcalan për kthimin e partisë në baza juridike. Më tej, paketa e ndryshimeve parashikon edhe mundësinë e kthimit të kurdëve, të cilët duan të distancohen nga PKK. Me ligj do të rregullohet edhe çështja e imunitetit për pjesëmarrësit në bisedime.

Qeveria optimiste

Zëvendëskryeministri Basir Atalay, i cili është i ngarkuar i qeverisë për negociata, e quan këtë projektligj si "hapin e fundit" në rrugën drejt një marrëveshjeje paqësore. "Ne po i afrohemi një faze, kur do të zgjidhen këto probleme dhe kur njerëzit do të heqin dorë nga dhuna dhe armët dhe do t'i kthehen jetës normale", tha ai për televizionin turk.

Öcalan e quan këtë projektligj për bisedime me deputetët e partisë prokurde HDP si "zhvillim historik". Deputeti i HDP Hasip Kaplan foli për një "hap të vonuar por të mirë". Ndërsa deputetët e HDP e kanë vizituar edhe Öcalanin në burg në ujdhesën Imrali, afër Stambollit, ku gjendet prej vitit 1999.

40.000 të vdekur në konfliktin me kurdët

Me këtë paketë Erdogani plotëson një prej kërkesave kryesore të Öcalanit. Qeveria është në negociata me te prej dhjetorit të vitit 2012, sepse është shumë e qartë se Öcalan e drejton PKK nga burgu. Si pasojë e konflitit 30 vjeçar me kurdët janë vrarë deri tani rreth 40.000 persona. Prej më shumë se një viti në fuqi është një armëpushim. Luftime nuk ka. PKK lufton kundër shtetit turk prej vitit 1984.

Ky paket ligjesh do të duhej të ishte një prej argumenteve kryesore të Erdoganit, para zgjedhjeve presidenciale të 10 gushtit, kur presidenti për herë të parë do të zgjidhet me votën e drejtpërdrejtë. AKP do të përcaktojë kandidatin të martën e ardhshme, por supozohet se ai do të jetë Erdogan.