1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Turqia deklaron identifikimin e atentatorëve në Ankara

Disa orë pas sulmit me pasoja të rënda ndaj ushtrisë në Ankara u identifikua atentatori: një kurd nga Siria. Edhe të tjerë bashkëveprues janë identifikuar. Në juglindje të vendit pati një tjetër sulm ndaj ushtrisë.

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu në një fjalim në televizion deklaroi, se atentatori, një 23 vjeçar sirian, është identifikuar si anëtar i milicisë kurde siriane. Ky grup në bashkëpunim me luftëtarët e partisë së ndaluar kurde PKK ka organizuar sulmin kamikaz ndaj një autokolone të ushtrisë, si pasojë e të cilit të mërkurën (17.02) gjetën vdekjen 28 vetë dhe mbi 60 të tjerë u plagosën. Nëntë të dyshuar janë arrestuar në Ankara.

Davutoglu bën thirrje për luftë kundër milicëve kurdë YPG

Sulmi tregon, se milicia YPG është një organiatë terrosite, tha Davutoglu. Ai pret nga aleatët e Turqisë një veprim të përbashkët kundër kësaj milicie. Kjo ndërkohë mbështetet nga SHBA dhe konsiderohet si njësia më e fortë rebele në Siri, që nuk renditet ndër grupet islamiste si milicia e terrorit IS.

Türkei Premier Ahmet Davutoglu

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu

Kryeministri turk Davutoglu akuzon kurdët e Sirisë dhe të Turqisë, se kanë kryer atentatin. Më parë gazetat pro-qeveritare "Yeni Safak" dhe "Sabah" njoftuan, se atentatori i pandehur është identifikuar përmes shenjave të gishtërinjve. I dyshuari, emri i të cilit nuk përmendet në media, ka ardhur me sa duket me refugjatët në vendin fqinj turk. Gjatë kalimit të kufirit atij i janë marrë shenjat e gishtërinjve.

Kurdët e mohojnë implikimin në atentat

Shefi i partisë kurde sirianre PYD, Saleh Muslim, i përgënjeshtroi prerazi akuzat e qeverisë turke. Kurdët e Sirisë nuk janë të implikuar në asnjë formë në sulmin në Ankara, theksoi ai. Ai i cilësoi të gabuara njoftimet, sipas të cilave luftëtarët e milicisë YPG kanë sulmuar objektiva në Turqi. "Ne nuk e shohim Turqinë si armike", tha Saleh Muslim.

Edhe komandanti i PKK Cemil Bayik u distancua nga atentati. "Ne nuk e dimë, se kush e ka bërë këtë", deklaroi ai.

Forcat e rendit kërkojnë përforcime pas atentatit. Siç bëhet e ditur më tej, automjeti, që është përdorur për atentatin, është marrë me qira para dy javësh në qytetin turk Izmir. Atentatori e ka aktivizuar bombën, kur një autokolonë ushtarake kish ndaluar në semaforin e kuq. 30 të plagosur ndërkohë po trajtohen në spital.

Türkei Ankara Erdogan Hauptquartier Gendarmerie Polizeitruppen

Presidenti Rexhep Taip Erdogan në kuartierin qendror të xhandarmërisë

Sulme ndaj pozicioneve të kurdëve në veri të Irakut

Pas sulmit kamikaz të mërkurën (17.02) avionët luftarakë të Turqisë bombarduan pozicionet e dyshuara të PKK në veri të Irakut. Sipas ushtrisë në shënjestër të bombardimit ishin objektiva në rajonin kufitar Haftanin. Presidenti Rexhep Taip Erdogan theksoi, se lufta kundër terrorit do të vazhdohet edhe më me vendosmëri. Turqia do të veprojë konform "së drejtës së saj për vetëmbrojtje".

Sulm i ri ndaj ushtrisë

Në juglindjen e Turqisë të banuar kryesisht prej kurdëve, ku ushtria i kundërvihet ashpër PKK-së, është kryer një sulm tjetër ndaj forcave të armatosura. Në shënjestër ishte sërish një autokolonë ushtarake. Të paktën gjashtë vetë gjetën vdekjen dhe disa të tjerë u plagosën. Shpërthimi ndodhi në një autostradë mes Diyarbakirit dhe qarkut Lice.