1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Turqia - "Burg gjysmë i hapur për gazetarët"

64 gazetarë janë aktualisht në burg në Turqi, ndërkohë që 59 janë pushuar nga puna që nga fillimi i protestave.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan e ka shndërruar vendin në një "burg gjysmë të hapur", në të cilin për gazetarët është e pamundur të jetojnë kritikon shefi i partisë kryesore opozitare CHP Kemal Kiliçdaroglu. Kurse zëvendëskryeministri turk Bekir Bozdag e kundërshton duke thënë se shumë pretendime të CHP-së nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin.

Por është e qartë se që nga fillimi i protestave në Gezi Park një numër gazetarësh ka humbur punën. Sipas Lidhjes së Gazetarëve turq (TGS) ka 59 raste të këtij lloji "kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të politikave censuruese të disa kompanive të medias, në lidhje me raportimin për protestat në Parkun Gezi," shkruhet në faqet e TGS.

"Prania e kryeministrit shtyp mediat"

Yavuz Baydar Journalist Türkei

Yavuz Baydar

Edhe gazetari Yavuz Baydar u pushua këtë javë nga puna. Ai punonte prej nëntë vjetësh si ombudsmann për gazetën Sabah. Kjo gazetë e afërt me qeverinë ka dështuar në raportimin mbi protestat në Parkun Gezi, kritikon gazetari në intervistë me DW: "Detyra ime kryesore ishte për të mbledhur ankesat dhe protestat e audiencës dhe për t'i përfshirë në kolumnën time. Por qysh nga kur filluan protestat  nuk është botuar asnjë artikull i imi." - tha gazetari. Baydar është i njohur në Evropë si kolumnist liberal, nga fundi i qershorit ai u ftua nga Komisioni Evropian të mbajtur një leksion në Bruksel. Atje ai kritikoi gjendjen e mediave turke. Kur u kthye në Turqi, tregon gazetari ai u përball me censurën.

Në Turqi, nuk ka asnjë stacion televiziv si ai gjerman ARD ose BBC që janë në shërbim të publikut", thotë ai, kjo është një "situatë shumë shqetësuese". Fajin e ka kryesisht ndikimi i kryeministrit,  thotë Baydar: "Shumë anëtarë të kabinetit nuk janë dakord me mënyrën se si janë vënë nën zgjedhën e ekzekutivit mediat, por prania frikësuese dhe vullneti i kryeministrit i shtypin mediat."

Vetëcensurë nga frika

Ahmet Sik Journalist Türkei

Ahmet Sik

Sipas fjalëve të gazetarit investigativ Ahmet Sik shtypi turk po përjeton ditët më të errëta të dy dekadave të fundit. "Censurë ka pasur gjithmonë. Por mua nuk më kujtohet se kur ka pasur një vetëcensurë më të madhe se tani. Njerëzit po humbasin punët dhe programet e tyre televizive," tha Sik për DW. Ai vetë ka kaluar 13 muaj në burg për shkak se kishte e kishin akuzuar si anëtar të një organizate të armatosur ilegale ("Ergenekon") shpjegon gazetari.

Secili nga 64 gazetarët e arrestuar aktualisht janë në burg për shkak të punës së tyre, shpjegon Sik. Ata akuzohen se kanë bërë telefonata, kanë bërë fotografi apo kanë shkruar artikuj. Shteti ushtron presion të madh ndaj gazetarëve dhe ata e kanë të pamundur të punojnë si duhet. Shokët e mi që punojnë në masmedia, thotë Sik "i mbajnë për momentin sytë përdhe prej turpit."