1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Turqia arreston ish shefin e ushtrisë

Në Turqi arrestohet ish shefi i ushtrisë për përpjekje për puç. Ai akuzohet për krijimin e një organizate terroriste.

default

Ilker Basbug

Për herë të parë në historinë e republikës turke është arrestuar një ish shef i shtabit të përgjithshëm të forcave ushtarake. Ilker Basbug u mbajt në paraburgim të premten në mëngjez (06.01.), siç raporton agjencia e lajmeve Anadolu duke cituar avokatin e tij Ilkay Sezer. Ai akuzohet se ka drejtuar një "organizatë terroriste" dhe është përpjekur, të rrëzojë qeverinë. Basbug, i cili doli në pension vitin e kaluar, është dërguar në burgun

Silivri pranë Stambollit, ku kryejnë burgimin shumë ushtarakë për gjoja përpjekje për grusht shteti. Ish shefi i shtabit të përgjithshëm u muar në pyetje të enjten në Stamboll për shtatë orë me rradhë për shkak të dyshimit se ka organizuar një fushatë për diskreditimin e partisë në pushtet AKP. Këtu bënin pjesë edhe planet për krijimin e faqeve të internetit për destabilizimin e vendit.

Kryeministri Rexhep Tayyip Erdogan dhe shefi i shtabit të përgjithshëm Ilker Basbug i përkasin dy kampeve të kundërta.

Kryeministri Rexhep Tayyip Erdogan dhe shefi i shtabit të përgjithshëm Ilker Basbug i përkasin dy kampeve të kundërta.

Basbug i kundërshtoi fajësimet duke u shprehur "Sikur të kisha patur me të vërtetë qëllime të këtilla të këqija unë si komandant me një kontroll mbi 700 000 forca të armatosura, do të kishte patur të tjera mjete për të vepruar". Situata është tragjikomike, tha ai. 68 vjeçari theksoi se ai ka respektuar gjithmonë ligjet dhe kushtetutën e vendit.

Qytetarët turq kanë mendime të ndryshme. "Kush bën gabim, duhet të mbajë përgjegjësinë, pavarësisht nëse është qytetar normal, apor shef i shtabit, apo politikan. Kush bën gabime kundër popullit, kush bën gjëra të paligjshme dhe të padrejta duhet të paraqitet para gjyqit", thotë një qytetar.

Një tjetër mendon kështu: "Mua më vjen keq, punët nuk duhet të kishin ardhur deri këtu. Duket se pas kësaj fshihet diçka tjetër. Me sa di unë, një shef shtabi nuk nxirret në gjyq. Çfarë krimi duhet të ketë kryer vallë?"

Autor: AFPD /Verbica

Redaktoi: E. Xhani