1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Turqia angazhohet për njohjen e Kosovës nga vendet e Konferencës Islamike

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ali Babaçan qëndron për vizitë në Kosovë. Ai është shprehur se njohja e shtetit të Kosovës nga vendet islamike është vetëm çështje kohe. Turqia po angazhohet për njohje të tjera të Kosovës.

default

Ministri i Jashtëm turk, Ali Babaçan

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ali Babaçan tha të mërkurën në Prishtinë se shumë shpejt vende të botës arabe do ta njohin shtetin e ri të Kosovës. Në këtë kuadër, Turqia do të angazhohet për më shumë njohje të Kosovës brenda Konferencës Islamike, tha Ministri i Jashtëm turk. Turqia është një ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Babaçan: "Ne gjithnjë e përsërisim që çëshja e Kosovës është një çështje unike, rast i veçantë dhe si e tillë duhet cilësuar. Nuk është e drejtë që çështja e statusit të Kosovës të krahasohet me krizat në rajonet e tjera të botës. Turqia brenda Konferencës Islamike është angazhuar për njohjen e shtetit të Kosovës dhe ne mendojmë se shumë shpejt bota islame do ta njohë realitetin e krijuar në Kosovë".

Nmri i shteteve pjesmarrëse në Konferencën Islamike është 57. Diplomacia kosovare është duke bërë përpjekje që këto vende në bllok ta njohin pavarësinë e Kosovës. Kjo do t'i sillte Kosovës një njohje nga më tepër se 100 vende dhe do t'i mundësonte lehtësimin e aplikimit për anëtarësim në OKB.

Ministri i jashtëm i Turqisë, Ali Babaçan dhe ai i Kosovës, Skënder Hyseni, nënshkruan një marrëveshje ndërmjet dy vendeve për heqjen e vizave. Qytetarët e Kosovës që udhëtojnë për në Turqi, nuk do të kenë më nevojë për vizë dhe e njëjta gjë vlen edhe për qytetarët e Turqisë që dëshirojnë të vizitojnë Kosovën. Edhe Oda Ekonomike e Kosovës në një takim me afaristë turq nënshkroi një memorandum bashkëpunimi. Pritet themelimi i Këshilli Biznesor turko - kosovar, i cili do të jetë gjenerator i bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve. Shefi i diplomacisë Turke, Ali Babaçan në Kosovë do të qëndrojë edhe gjatë ditës së enjte. Ai do t'i drejtohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Pakica turke në Kosovë njihet nga institucionet e vendit dhe ka disa vende të rezervuara në parlamentin e Kosovës. Në qytetin e Prizrenit gjuha turke është një nga gjuhët zyrtare në këtë lokalitet.


  • Data 13.01.2009
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GXeA
  • Data 13.01.2009
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GXeA