1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Turqi - Sërish dhunë në sheshin Taksim

Ditët e protestës së heshtur kanë marrë fund. Dhjetra mijëra demonstrues e kanë ngritur sërish zërin kundër qeverisë turke në sheshin e Stambollit „Taksim“. Policia reagoi ashpër.

Gjashtë ditë me radhë në Stamboll ka qenë qetësi krahasuar me fundjavën. Por të shtunën në mbrëmje sërish dhjetra mijëra vetë iu përgjigjën thirrjeve përmes rrjeteve sociale, duke u mbledhur në sheshin qendror të metropolit turk për të protestuar kundër qeverisë konservatore-islamike. Demonstruesit thërrisin „policë, mos i tradhëtoni njerëzit tuaj“ dhe u hidhinin karafila nëpunësve të rendit. Qarkullimi rrugor u paralizua.

Disa herë policia bëri thirrje që njerëzit të lironin rrugët e bllokuara në shesh. Pasi demonstruesit nuk iu përgjigjën thirrjes, policia përdori pompat e ujit dhe gazin lotësjellës. Punonjësit e forcave policore të gatishmërisë përdorën edhe mburojat për t‘i shtyrë demonstruesit.

Protesta jo vetëm në Stamboll

Që nga mesnata në të gdhirë të së dielës (23.06.2013) qendra përreth sheshit „Taksim“ ishte e rrethuar prej policisë. Jashtë qarkut të rrethimit demonstruesit qëndronin paqësisht të bashkuar në grupe. Më pas policia hoqi maskat e gazit dhe helmetat. Autobotët e pompave të ujit, që kishin bllokuar rrugët hyrëse për në shesh u tërhoqën. Sheshi u lirua sërish për qarkullimin rrugor. Edhe në kryeqytetin turk Ankara në mbrëmje (23.06.2013) ka pasur demonstrata.

Sheshi Taksim edhe në Këln

Shkak i protestës u bënë planet e ndërtimit në parkun e Stambollit Gezi, i cili kufizohet me sheshin Taksim. Por ndërkohë protestat drejtohen kryesisht kundër politikës së qeverisë, e cila në përgjithësi nga shumë turq konsiderohet si autoritare. Kryeministri Recep Tayyip Erdogan e akuzon lëvizjen e protestës, se nuk respekton fenë islame. Demonstruesit në përgjithësi paqësorë ai i cilësoi me fjalë fyese si „terroristë“ dhe „llum“ duke i akuzuar, se po shkatërrojnë „ekonominë dhe demokracinë e Turqisë“.

Të shtunën (22.06.2013) në Këln thirrjes së protestës nga aktivistët e bashkësisë alevite iu përgjigjën rreth 30.000 vetë. Referuesit në manifestimin e protestës kërkuan dorëheqjen e Erdoganit dhe zgjedhje të reja. Manifestimi u zhvillua nën moton „Kudo është Taksim“. Ndërkaq ambasadori gjerman Eberhard Pohl kaloi më shumë se një orë në Ministrinë turke të Punëve të Jashtme në Ankara, ku ai ishte thirrur nga qeveria turke. Sipas informacioneve të televizionit turk NTV, Pohl u prit nga nënsekretari turk i shtetit Feridun Sinirlioglu. Asnjëra palë nuk jep të dhëna lidhur me përmbajtjen e bisedimeve.

Demonstrata në Këln kundër Erdoganit

Demonstrata në Këln kundër Erdoganit

"Shkëmbim mendimesh mes miqve"

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, u takua në Doha të Katarit me homologun turk Ahmet Davutoglu. Bisedimet ishin “konstruktive dhe në atmosferë miqësore”, deklaroi Ministria e Jashtme në Berlin. Ministrat „kanë shkëmbyer intensivisht mendimet në frymën e partneritetit dhe miqësisë“, ndër të tjera lidhur me „çështje të marrëdhënieve aktuale“ mes BE-së dhe Turqisë.

Ministri turk për Europën Egemen Bagis të premten (21.06.2013) shprehu keqardhjen për veton e qeverisë gjermane kundër hapjes së një kapitulli tjetër të bisedimeve për antarësimin e Turqisë në BE, që ishte planifikuar për javën e ardhshme. Ai i bëri thirrje kancelares Angela Merkel, që t’i „përmirësojë gabimet e veta“, në rast të kundërt kjo do të ketë pasoja.

Turqia kritikohet nga BE-ja për shkak të ndërhyrjes brutale të forcave turke të rendit kundër demonstruesve. Merkel të hënën (17.06.2013) i kritikoi si „shumë të ashpra“ veprimet e policisë turke.