1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Turqi - Rusi: Tregtia bën të harrohen kundërshtitë politike

Ankaraja shpreson për impulse të reja në marrëdhëniet Rusi-Turqi, kur Putin do të vizitojë vendin të hënën. Të dyja palët kanë rënë dakord që opinionet e tyre të kundërta politike të mos prekin biznesin.

Treffen Vladimir Putin Tayyip Erdogan St. Petersburg

Erdogan Putin - takim i nëntorit 2013

Të paktën në letër marrëdhëniet bilaterale mes Rusisë dhe Ankarasë janë në nivelet më të larta. Putin udhëton në Turqi për një takim të nivelit të lartë të të dy kabineteve. Por presidenti rus duhet të flasë me kolegun e tij Recep Tayyip Erdogan vetëm për çështjet e përbashkëta. Si fuqi të rëndësishme në Detin e Zi dhe Lindjen e Afërme Rusia dhe Turqia iu duhet të përballen me krizat e këtyre rajoneve dhe më së shumti kanë qendrime të kundërta politike.

Në krizën e Sirisë Erdogani kërkon rrëzimin e Bashar al-Assad, ndërsa Putin është një nga mbështetësit ndërkombëtarë më të rëndësishëm të tij. Në krizën e Ukrainës, Turqia kritikoi aneksimin e Krimesë, që është vetëm një orë larg në vijë ajrore me Stambollin.

Türkei Erdogan Portrait

Putin dhe Erdogan kanë qëndrime të kundërta

Do të ketë fjalë të ashpra?

Eksperti i Rusisë Kamer Kasim thotë se gjatë vizitës së Putin mund të ketë disa zhvillime. "Pozicionet e të dyja palëve janë të pandryshueshme," thotë për DW zëvendës shefi i thinktankut USAK në Ankara. Edhe në tregtinë bilaterale ka probleme. Turqia blen nga Rusia gaz dhe mbulon 65% të nevojave të saj me gazin rus, ndërkohë eksportet turke drejt Rusisë janë në rënie, nga 5,1 miliard dollarë në nëntë muajt e parë të vitit 2013 në 4,5 në periudhën e njëjtë për 2014. Diferenca mes rënies së eksporteve drejt Rusisë dhe rritjes së importit e bën më të prekshme Turqinë, thotë Kasim.

Nga politikanë si Erdogan dhe Putin mund të pritet që këto kontradikta të tematizohen edhe në të folurën publike. Por nuk do të jetë kështu. "Pavarësisht të gjitha problemeve të dyja palët do të përpiqen të ulin tonet," shprehet Kasim.

Edhe pse në shumë fusha nuk ka mendim të përbashkët, të dy shtetet kanë rënë dakord të mos diskutojnë për çështjet delikate dhe të thellojnë bashkëpunimin atje ku është e mundur. Kompania shtetërore ruse Rosatom po ndërton në Akkuyu në Detin Mesdhe, centralin e parë bërthamor turk, që do të vihet në punë në dekadën e ardhshme. Pothuajse 4,3 milion turistë rusë vizitojnë çdo vit bregdetin turk.

Türkei einigt sich mit Russland auf Gas-Transit

Bashkëpunimi ekonomik në të shkuarën ka funksionuar, synimi është forcimi i tij me marrëveshje të reja

Turqia nuk mbështet sanksionet ndaj Rusisë

Në një intervistë për Deutsche Welle, Orkhan Gafarli, drejtues i qendrës për Studimet Strategjike për Turqinë e Re në Ankara, thekson se Turqia nuk i mbështet sanksionet ndaj Rusisë. Sipas burimeve në qeverinë turke, Ankaraja mendon se nuk mund të arrihet diçka ndaj Rusisë me anë të sanksioneve. Në të njëjtën kohë do të diskutohet edhe për heqjen e dollarit si monedhë e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve dhe zëvendësimin e tij me rublën dhe lirën.

Moska ndjek me vëmendje edhe deklaratat e ashpra të Erdoganit kundër Perëndimit thotë eksperti rus Gafarli. Udhëheqja ruse e ka të qartë se Turqia si anëtare e NATO-s dhe si kandidate për në BE i përket Perëndimit, por sërish përpiqet të tërheqë Turqinë "sa më shumë të mundet nga ana e saj".

Për rrjedhojë mund të hapet sërish debati për një hyrje të Turqisë në organizatën Shanghai Five, ku aktualisht bëjnë pjesë Kina, Rusia, Kazakistani, Uzbekistani, Kirgistani dhe Taxhakistani. Erdogan në të shkuarën është shprehur për një largim nga BE dhe bashkim me Shanghai Five. Turqia është partner dialogu i organizatës që prej vitit 2012.