1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Turqi - Procesi më i madh ndaj policëve

Të pandehurit për grushtin e shtetit në korrik mund të dënohen me "burgim të përjetshëm".

29 policët akuzohen se i janë kundërvënë natën e grushtit të shtetit më15 korrik, urdhërit për mbrojtjen e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. 21 nga të pandehurit duhet të përgjigjen për akuzën e "përmbysjes në tentativë të rendit kushtetues" dhe "përpjekjes për të rrëzuar qeverinë." Për këtë ata mund të dënohen me burgim të përjetshëm. Tetë policët e tjerë akuzohen për "përkatësi në një organizatë terroriste të armatosur". Ata mund të përballen me burg deri në 15 vjet.

Procesi zhvillohet me një prani të lartë policore dhe nën masa të mëdha sigurie. Gazetarët nuk lejohet të sjellin me vete kamera ose pajisje të tjera teknike në sallën e gjyqit.

Dënimeve të larta për tradhti ndaj vendit

"Gjithkush që dyshohet për përfshirje në përpjekjen për grusht shteti duhet të gjykohet me drejtësi", tha njëri nga avokatët e të akuzuarve për gazetarët. Ata që do të shpallen të fajshëm, do të përballet me dënimet më të ashpra, pasi kjo do të thotë tradhti ndaj vendit, tha avokati Orhan Cagri Bekar.

Qeveria konservatore islamike e Turqisë e konsideron predikuesin islamik Fethullah Gylen si organizator të puçit të dështuar. Ai jeton sot në mërgim në SHBA, kurse më përpara ishte mik i ngushtë i Erdoganit, gjë që e mohon me vendosmëri.

Arrestime dhe pushime nga puna

Që prej përpjekjes për grusht shteti Ankaraja po i përndjek me forcën më të madhe mbështetësit e Gylenit dhe kundërshtarët e tjerë të dyshuar të qeverisë. Deri tani janë arrestuar rreth 41.000 vetë, përfshirë dhe shumë policë, ushtarë dhe nëpunës të tjerë publikë, nën akuzën për mbështetje të lëvizjes Gylen. Dhjetëra-mijëra të tjerë janë pushuar nga vendet e punës në shërbimin civil.

Procesi që po zhvillohet kundër policëve në Stamboll është më i madhi në lidhje me përpjekjen për grusht shteti. Proceset më të vogla ka pasur tashmë në disa qytete të tjera turke.