1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Turqi: Opozita i druhet "diktaturës"

AKP, partia në pushtet me nxitjen e presidentit Erdogan do të aplikojë një sistem presidencial. Kreu i shtetit do të ishte njëkohësisht edhe kryeministër. Opozita i kundërvihet këtyre planeve.

Kemal Kilicdaroglu e shpreh hapur indinjatën. Për kryetarin e partisë më të madhe opozitare në Turqi, CHP, aplikimi i sistemit presidencial do të thotë vendosja e një "diktature". Një gjë duket e qartë: shndërrimi i Turqisë nga një demokraci parlamentare në një sistem presidencial nën Rexhep Taip Erdiganin do ta bënte edhe më të fortë njeriun në krye të shtetit.

Që pas tentativës për puç korrikun e vitit të kaluar në Turqi është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme dhe presidenti mund të qeverisë per dekret. Ndërkohë parlamenti duhet që t'i miratojë këto dekrete, por me sistemin presidencial që synohet kontrolli parlamentar do të shfuqizohet.

Kësaj i shtohet edhe fakti, që kreu i shtetit do të ishte njëkohësisht edhe kryeministër. Në këtë pozicion Erdogani do të ishte përgjegjës edhe për emërimin dhe shkarkimin e të gjithë zëvendësave të tij dhe të ministrave dhe nuk do të përfaqësohej më nga kryetari i parlamentit, por nga zëvendëspresidenti. Numrin e zëvendëspresidentëve ai mund ta përcaktojë vet.

Mbështetje e madhe nga AKP-ja

Edhe pavarësia formale e presidentit, deri tani komponente e sistemit politik të vendit, do të shfuqizohej. Presidenti Erdogan formalisht nuk është anëtar i AKP-së, megjithatë ai nuk e fsheh mbështetjen e tij për këtë parti.

Mbështetja për reformën brenda AKP-së është e madhe. Mehmet Simsek nuk trembet aspak prej përqendrimit të pushtetit në duart e një personi. Përkundrazi, politikani i AKP-së, është zëvendëspresident i Turqisë, ai sheh vetëm avantazh nga aplikimi i një sistemi presidencial: "Nga njëra anë do të forcohej ekzekutivi, sepse presidenti mund ta  drejtojë vendin për pesë vjet rresht në mënyrë krejt të pavarur nga përçarjet parlamentare, nga ana tjetër mund të shmanget pragu i përfaqësimit parlamentar prej 10% të votave dhe në këtë mënyrë arrihet një përfaqësim më i drejtë i grupeve të popullsisë."

Pengesat për reformën janë të larta

Megjithatë nuk mjafton vetëm entuziazmi në radhët e AKP-së për reformën. Partia nuk ka mjaftueshëm mandate për ta kaluar me forcat e veta reformën në parlament. Si partia pro-kurde HDP, ashtu edhe partia qemaliste CHP, nuk ndajnë të njëjtin entuziazëm si Simsek, ato janë kategoriksiht kundër aplikimit të sistemit presidencial.

Eksperti për Turqinë Christoph Ramm nga Universiteti i Bernës është skeptik: për miratimin e reformës AKP-ja ka nevojë "për të paktën një aleancë jo zyrtare me partinë e djathtë nacionaliste MHP. Të dyja partitë janë për një kurs izolacionist dhe nacionalist të djathtë. Pas kuintave ndërkohë po negociohet. Aplikimi i dënimit me vdekje është një ndër temat, që do të vihen në kandar."

Shumicën e nevojshme prej dy të tretash AKP-ja mund ta arrijë edhe me këtë konstelacion. Megjithatë AKP-ja me votat e MHP-së mund të organizojë një referendum dhe ta kalojë reformën me votim popullor. Kemal Kilicdaroglu, kryetari i partisë në opozitë CHP, është skeptik ndaj zhvillimeve në javët e ardhëshme. Sipas tij edhe paraqitja e propozimeve nuk është gjë tjetër veçse fillimi i fundit "të traditës parlamentare 140 vjeçare" në Turqi.