1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Turqi: Kush mbjell urrejtje, urrejtje edhe do të korrë!

AKP i ka fituar qartë zgjedhjet parlamentare në Turqi dhe e ka festuar pjesërisht në mënyrë të turpshme fitoren ndaj kundërshtarit politik. Megjithatë ka shkaqe për shpresa, mendon Daniel Heinrich.

Festimet në Turqi.

Festimet

Menjëherë pas numërimit të votave në Stabmboll ka mundur të vërehet se niveli i kulturës politike në Turqi paraqet një problem. Simpatiznatët e AKP kanë festuar me me kolona automjetesh pranë një televizioni opozitar me flamuj të partisë, duke brohoritur dhe me një frymë triumfaliste. Ata kanë bllokuar trafikun dhe i kanë shtyrë nga rruga kalimtarët. Sipas tyre: shkëlqimi i fitores u jep të drejtë të tallen me kundërshtarët. Më pas filluan edhe me brohoritje fyese "Të bijtë e kurvës, ikni nga vendi". Dhe atë shumë shpesh. Ka munguar shumë pak për të sulmuar edhe godinën.

Ka qenë e turpshme, keq dhe kurrsesi nuk mund të trajtohet si një incident i rastit. Disa simpatizantë të AKP e ndjenin veten sikur të kenë fituar ndaj një armiku. Këta njerëz nuk do ta kuptojnë kurrë sae në një demokraci, në një shoqëri pluraliste, humbësi nuk guxon të trajtohet në këtë mënyrë, pa asnjë respekt, dhe t'i futet në palcë madje edhe frika për jetën.

Përçarja e shoqërisë

Për hir të së vërtetës duhet thënë se tendenca të tilla ka pasur në Turqi edhe para erës së Erdoganit dhe AKP. E vërtetë është po ashtu që partitë opozitare varen shumë nga udhëheqësit e tyre dhe kanë mendime të polarizuara. Por AKP dhe presidenti Erdogan e kanë ngritur në maja këtë sistem të të mënduarit. Ata e kanë përçarë kaq shumë shoqërinë sa që kundërshtarët politikë e urrejnë njëri-tjetrin.

Daniel Heinrich

Daniel Heinrich

Ndonjëherë do të duhej thënë këtyre njerëzve, të cilët janë kaq miqësorë ndaj të huajve: a e keni të qartë në fakt se sa pa respekt silleni mes vete? Sa larg shkon kjo lojë e kundërshtimeve mes vete tregon edhe fakti që as një minut heshtjeje për viktimat e terrorizmit nuk është respektuar nga të gjithë dhe shumë njerëz kanë fishkëlluar në stadiumin ku luante kombëtarja. Kundër njerëzve të vdekur! Një grua shkruantë në Twitter madje se nuk duhet të pikëllohesh për vrasjen e një fëmije refugjati. "Ajo ishte një bebe kurde!"

Shpresat tek fjala përfundimtare

Por pikërisht në lartësinë e fitores së turqëve ekziston edhe pak shpresë për përmirësimin e gjendjes. Në një vend ku kaq shumë njerëz respektojnë vlerat patriarkale dhe kanë shkuar në drejtim të urrejtjes, mund të marrin edhe drejtimin e konsensusit. Megjithë zhvilimet e mëdha tragjike, mbetet shpresa pas këtyre zgjedhjeve se presidenti Erdogan, pas kësaj fitore, mund të sjellë qetësi në vend dhe se do të ndalet linja e përçarjes së vendit. Për shkaqe egoiste ai duhet të angazhohet për dialog me kundërshtarët politikë - për të mirën e popullit. Nxitësit e konflikteve duhet të kenë të qartë vetëm një gjë: ata që mbjellin urrejtje, urrejtje edhe do të korrin!