1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Turqi : Diskutime për dhunën ndaj grave

Ajo udhëtoi me fustan të bardhë nusërie nëpër Ballkan dhe Turqi. Qëllim kishte të arrinte Izraelin. Pippa Bacca, artiste dhe aktiviste për të drejtat e njeriut nga Italia, donte me aksionin e saj të nxiste paqen në botë

Pippa Bacca, artistja italiane e vrarë

Pippa Bacca, artistja italiane e vrarë në Turqi

Por rruga e saj e pazakontë përfundoi brutalisht. Në Turqi ajo i përdhunua dhe u vra. Rasti i saj po përdoret në Turqi për të nxitur diskutimet për dhunën ndaj grave.

Stamboll, 2006

Stamboll, 2006

Mediat turke reaguan të shokuara në fundjavë kur mësuan për rastin e Pippa Baccas. „Dhimbja jonë është e madhe" ishte titulli i gazetës bulevardeske Milliyet, i shtypur me gërma në ngjyrat e flamurit italian shzkruar në sfond të zi.

Edhe vetë kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan i shprehu ngushëllimet e tij familjes së viktimës. Disa prej turqve shohin në xheste të tilla përpjekjet për të shpëtuar imazhin e Turqisë jashtë vendit. Gazetarja Mirgün Cabas kritikon kolegët e tij: "Gazeta Hürriyet citonte në faqen e parë të ëmën e viktimës të ketë thënë se një gjë e tillë mund të ndodhte edhe në vende të tjera. Për mua kjo është një përpjekje për ta zbutur ngjarjen, duke u vënë në pozicion mbrojtjeje, dhe për të tepër duke shfrytëzuar për këtë një citat të të ëmës."

Police turke

Police turke

Ndërkohë në Turqi janë duke u zhvilluar diskutime për diçka krejt tjetër. Pikërisht, nëse qëndrime të caktuara të shoqërisë nuk i nxisin akte të tilla. Po, thotë sociologia Arus Yumul: "Nëse hidhni në vështrim në programin tonë televiziv, tek librat tona, tek kultura jonë popullore atëherë do të shihni se në vendin tonë gratë, kryesisht ato të huaja shihen sikur nuk i kushtojnë shumë rëndësi turpit, prandaj mund të kthehen lehtë në viktima. Prandaj një vepër e tillë shpesh nuk shihet si krim."

Juristi Ümit Kocasakal tregon për reformat juridike që rrisin dënimet për aktet e dhunshme ndaj grave: "Në një gazetë unë lexova: "Çfarë do mendojë BE -ja tani për ne?" Këtë nuk e kuptoj. Duhet të ndihet shoqëria kolektivisht e fajshme? Jo, as ju as unë nuk jemi fajtor për këtë akt. Ai ishte akt brutal iu një njeriu të vetëm."

Gra që protestojnë kundër dhunës ndaj grave, Stamboll 2006

Gra që protestojnë kundër dhunës ndaj grave, Stamboll 2006

Për psikologen Nazım Serin kjo mënyrë të shprehuri është e njëanshme: "Ne e dimë se çfarë mendohet për gruan në Turqi. Shihni shprehjet tona të urta: „Gratë duhet të rrihen ose të mbarsen."

Këtë e tregojnë edhe shifrat. Ato thonë se një në tre gra, madje një në dy gra turke ka qenë viktimë e dhunës. Në Turqi nuk ndodhin në shifra më shumë përdhunime se në vendet e tjera, është një argument tjetër që dëgjohet. Por kjo vjen sepse në Turqi rastet nuk tregohen dhe shumë rrallë ndodh që njerëzit të ngrenë padi.

Kryetarja e Bashkisë të qytetit lindor Bostaniçi akuzonte në një intervistë se organet turke të sigurimit janë partnerë të gabuar në raste të tilla. "Një grua shkon në polici dhe atje takon burra. Shkon në një zyrë të prokurorisë dhe dhe atje sheh që ka përballë burra."

Dhe ata, thotë Levent Korkut nga Seksioni turk i Amnesty International, nuk e marrin seriozisht dhunën ndaj grave. Gra viktima të dhunës ka ndodhur që janë dërguar në shtëpi nga policia. Shumë turke dhe turq i vlerësojnë pozitivisht diskutimet që po zhvillohen kundër dhunës ndaj grave, por ata janë edhe të prekur që shkak për këtë u bë vrasja brutale e një të huajeje.

  • Data 15.04.2008
  • Autor Michael Jansen / Istanbul (SWR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DiR4
  • Data 15.04.2008
  • Autor Michael Jansen / Istanbul (SWR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DiR4