1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Turqi: Ëndrra për Evropën rrezikon të shuhet

Ndërsa skandalet politike po ndjekin njëri-tjetrin, pranimi i Turqisë në BE vazhdon të humbasë nga fokusi.

Që prej një viti Turqia gjendet në një nga krizat më të mëdha të politikës së brendshme në historisë e saj të viteve të fundit. Kjo filloi me protesta në mbarë vendin për Gezi Park-un dhe me ndërhyrjet e dhunshme të policisë, e vazhdoi me skandalin e korrupsionit të qeverisë turke. Bllokimi i YouTube dhe Twitter bëri efektin e vet për ta shkatërruar reputacionin e Turqisë në botë dhe sidomos në BE.

Rezultatet e zgjedhjeve lokale (30.03.2014) ishte për shumë vetë një surprizë e madhe. 46 për qind e votave i fitoi partia islamike konservatore AKP, pavarësisht gjithë atyre skandaleve. Kjo qe arsye e mjaftueshme për BE-në që gojarisht t'i bënte apel vendit kandidat: "Për shkak të zhvillimeve alarmante që ndodhën tre muajt e fundit në Turqi, Turqia duhet të vazhdojmë me reformat për të arritur standardet e BE," tha një zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Erdogani reagoi me indiferencë ndaj këtyre paralajmërimeve dhe tha se "kriza financiare globale, pranvera arabe dhe zhvillimet në Siri dhe Egjipt, tregojnë se BE-ja ka më tepër nevojë për Turqinë, se sa Turqia për BE-në."

Po bie interesi për BE-në

Turqia është që prej vitit 2005 kandidat zyrtar për anëtarësim në BE. Por sipas rezultateve të anketimit të "Transatlantic Trend" në Turqi po bie interesi për BE-së. Sipas anketimit pro anëtarësimit në BE janë vetëm 44 % e turqve. Në vitin 2004 shifra e përkrahësve ishte 73 %.

Shkaku për këtë lidhet me faktin se procesi i anëtarësimit është mjaft i gjatë turqve u duket se asnjë vend tjetër nuk ka pritur kaq shumë për t'u bërë anëtar sa Turqia. Sipërmarrësi turk Güclü Gencer thotë se për sipërmarësit e suksesshëm është gjendja ekonomike e Turqisë, ajo që bën që tek ata të humbasë interesi për Evropën. Po ashtu sikurse edhe ai ka shumë që mendojnë se BE-ja përfiton më tepër nga Turqia se anasjelltas dhe se Turqia ka një pozicion tepër të rëndësishëm strategjik.

Në fokus kriza e brendshme politike jo BE-ja

Senem Aydin

Senem Aydin

Senem Aydin, politologe në Universitetin Bilgi në Stamboll thotë për DW-në se humbja e dëshirës lidhet ndër të tjera edhe me premtimet e vagullta të BE-së për Turqinë dhe se njerëzit besojnë se Turqia nuk trajtohet si vendet e tjera për shkak se është vend kryesisht mysliman. Por për rënien e interesit ndikon sidomos gjendja e brendshme politike në Turqi. "Elita turke që përkrah ndarjen e fesë nga shteti lufton për të mbijetuar politikisht dhe nuk e ka në radar BE-në."

Por Senem Aydin mendon se është ende shumë herët për të folur për një fund të ëndrrës për Evropën në Turqi. "Për sa kohë vazhdojnë bisedimet zyrtare, për aq kohë do të vazhdojë perspektiva e kandidaturës për anëtarësim në BE."