1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

AEMR UN System

Ulrike Mast-Kirschning18 Nëntor 2008

Pavarësisht mbështetjes së gjerë që gjen Marrëveshja Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut mes pretendimit dhe realitetit ekziston një kontrast i madh. Instrumentat e krijuara nga OKB-ja nuk kanë efekt.

https://p.dw.com/p/FxPF
Pamje simbolike. Filipinase të torturuara nga policia.Fotografi: picture-alliance/dpa

Deri sa Deklarata e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut u shndërrua në një marrëveshje të detyrueshme me karakterin e së drejtës ndërkombëtare kaluan shumë vjet. Lufta e Ftohtë mes Lindjes dhe Perëndimit si dhe situata e interesave të ndryshme mes vendeve të industrializuara nga njëra anë dhe vendeve në zhvillim nga ana tjetër, bllokuan vendosjen e unanimitetit brenda bashkësisë ndërkombëtare lidhur me këtë temë të rëndësishme. Në vitin 1966 u arrit suksesi me Paktin Civil për të drejtat qytetare dhe politike, si dhe me Paktin Social mbi të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore. Por derisa këto pakte u ratifikuan nga një numër i mjaftueshëm shtetesh kaluan 10 vjet.

UN Vollversammlung in New York Mahmoud Ahmadinejad
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të BashkuaraFotografi: AP

Shtetet duhet të raportojnë për gjendjen e të drejtave të njeriut në vend

Ndërkaq janë gjithsej 13 marrëveshje për të drejtat e njeriut të OKB-së, të cilat verifikohen në zbatimin e tyre nga organet e marrëveshjeve me ndihmën e të ashtuquaturave procese të raportimit të shteteve. Çdo 3 deri në 5 vjet shtetet, që kanë nënshkruar marrëveshjen duhet të raportojnë mbi politikën kombëtare të të drejtave të njeriut. Në këtë kontekst ndër të tjera ato duhet të paraqesin se çfarë kanë bërë konkretisht për shmangien e çdo forme të diskriminimit racor, apo të diskriminimit gjinor. Edhe për kontributin e tyre në zbatimin e të drejtave politike dhe civile, apo atyre ekonomike, sociale e kulturore të njeriut ato duhet të raportojnë, konform marrëveshjeve përkatëse, të cilat i kanë nënshkruar këto shtete.

Në dialog me qeveritë raportet e shteteve verifikohen dhe bashkë me rezultatet përfundimtare ato publikohen. Pikërisht këtu ekziston edhe shansi për përmirësimin e gjendjes: kritika publike duhet të verë në lëvizje qeverinë e vendit përkatës: parimi i "shame and blame" (Parimi i turpit dhe fajit) është praktikisht e vetmja mundësi e efikasitetit të këtyre komisioneve. Por kundrejt disa shteteve ky efekt është thuajse zero, sepse në to për mungesë të vullnetit politik, apo të neglizhimeve raporti nuk dorëzohet fare, ose dorëzohet me vonesë.

Vetëkritika e rezervuar në këto raporte nuk është aspak në dobi të këtyre shteteve. Nëse organizatat e angazhuara jo-qeveritare përpilojnë një raport të vetin, si të thuash jo zyrtar, atëherë komisionit i paraqiten informacione shtesë kritike sa i përket bilancit të të drejtave të njeriut në vendin përkatës.

Edhe individë të veçantë mund t´u drejtohen këtyre komisioneve, nëse ata ndjejnë që u cënohen të drejtat e tyre. Kusht është megjithatë, që ato më parë t´i kenë ezauruar të gjitha instancat kombëtare të drejtësisë. Në fakt Konventa për të Drejtat e Fëmijëve dhe Pakti Social deri tani nuk e kanë të përfshirë procedimin për rastet individuale. Megjithatë këtej e tutje kjo pritet të ndryshojë.

Procedura e re verifikimit periodik

Sudan ausgegrabene Schädel aus Massengrab
Sudani, ka si detyrë të përpilojnë instrumenta të rinj të të drejtave të njeriutFotografi: AP

Këshilli i të Drejtave të Njeriut dhe 34 raportuesit e posaçëm të tij mbi temat si torturat, apo shtete të veçanta si Sudani, kanë si detyrë shtesë të përpilojnë instrumenta të rinj të të drejtave të njeriut dhe të vëzhgojnë gjendjen e të drejtave të njeriut në mbarë botën. Një nga ndryshimet vendimtare në këtë forum është aplikimi i procedurës mbarëbotërore të verifikimit periodik. Të gjitha shtetet e OKB-së në të ardhmen duhet të paraqesin rregullisht hapur situatën e përgjithshme të të drejtave të njeriut në vendin e tyre. Kriteret e verifikimit janë ndër të tjera Karta e OKB-së, "Deklarata e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut" dhe Marrëveshja e të Drejtave të Njeriut e ratifikuar nga secili vend. Me këtë procedurë lidhen shpresa të mëdha në mbarë globin.