1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Turizmi në Greqi - Rritje edhe në krizë

Ndërsa ekonomia greke u tkurr në 2011 me 5%, industria e turizmit regjistroi ritme të ndjeshme rritjeje. Sipërmarrësit grekë shohin tek turizmi një potencial edhe më të madh.

s54 Keywords caldera glocke glocken greece greek griechenland griechisch insel kaldera kalkstein kreuz kykladen meer mittelmeer orthodox reise reisen santorin santorini thira tourismus tourismuss travek urlaub Land Deutschland URL http://de.fotolia.com/id/4289737

Ishulli Kaldera Greqi

Andreas Andreadis xhonglon me gëzim me shifrat e së ardhmes. Deri në vitin 2020 industria e turizmit mund të kontribuojë me mbi 500 miliard euro në produktin e brendshëm bruto të Greqisë dhe mund të hapë 220 000 vende të reja pune. Ai është pronar i një hoteli luksoz në Selanik dhe i referohet një studimi të kohëve të fundit të firmës konsultuese McKinsey. Në vitin 2011 megjithë krizën numri i vizitorëve nga jashtë dhe të ardhurat nga turizmi janë rritur me 10 për qind. Nga ana tjetër, numri i përgjithshëm i turistëve vendas është ulur me 20 për qind, sepse shumica e grekëve mendojnë se çmimet e hoteleve në vendin e tyre janë shumë të shtrenjta dhe se për shkak të recesionit duhet të heqin dorë krejtësisht prej pushimeve.

Symbolbild für Urlaub in Griechenland. Hier blau-weiße Gebäude an der Küste. Eingestellt am 24.11.2011 © SPy - Fotolia.com

Greqi

Andreadis është prej tetë muajsh kryetar i Shoqatës së Ndërmarrjeve Turistike Greke dhe është i sigurt se turizmi mund të bëhet motori i ekonomisë greke në qoftë se qeveria krijon kushtet e duhura për të. "Së pari ne kemi nevojë për një kuadër më të favorshëm tatimor, nuk ka kuptim që tatimi që duhet paguar për të ngrënë një darkë në Greqi është 23%, ndërsa në Spanjë 8% dhe në Qipro vetëm 5%. Përveç kësaj, qeveria greke është prapa me zbatimin e reformave të rëndësishme. Investitorët në tregun e turizmit kanë sidomos nevojë për qartësi në çështjet ligjore, gjë që sot nuk është gjithmonë e garantuar. Po ashtu duhet që kushtet në tregun e punës të sektori të shërbimeve të jenë shumë më elastike."

Blick auf die Hafenpromenade von Chania auf Kreta am 16.09.2007. Foto: Bernd von Jutrczenka +++(c) dpa - Report+++

Kreta

Sa i përket kostos së pagave Greqia nuk mund të konkurrojë me vendet e rëndësishme turistike apo me konkurrentë të tillë si Bullgaria apo Turqia.Prandaj Shoqata e Bizneseve Turistike mendon që pronarët e hoteleve në Greqi ta marrin më mirë parasysh raportin mes çmimit dhe asaj që ofrojnë. Pikërisht ky është problemi që kanë shumë turistë të dashuruar me Greqinë gjatë pikut të sezonit. Ata thjesht nuk mund ta kuptojnë pse një dhomë modeste dyshe në Paros është më e shtrenjtë se një dhomë e krahasueshme në Toskanë. Andreas Andreadis ka një shpjegim: "Në Toskanë sezoni turistik zgjat 12 muaj, kurse në Paros vetëm 2. Pra një pronari në Paros i duhet t'i nxjerrë për dy muaj shpenzimet e vitit. Në këtë drejtim shteti mund të ndihmojë duke hequr subvencionimet dhe duke ofruar lehtësi fiskale për fitimet. Kjo do të nxiste konkurrencen. Shteti nuk duhet të shpërblejë financimin në vetvete, por fitimin nga ky financim."

Greek taverna © magenjitsu #33548853 Architektur alt backstein bar beton blume dining draußen eigthy essen nahrhaft fassade frontal garten grey griechenland hotel insel kaffee kennzeichnen legendär maritimes flair mittelmeer reise reisen resort restaurant cape town schreibtisch seaside sit speisen straßenerneuerung stühle taverna tisch titel tourism treppen trinken urlaub ventana vorderseite zeichen überschrift

Një grup pronaresh hotelesh në Kreta kanë përgatitur një studim për nxitjen e turizimit gjatë gjithë vitit. Klima e butë e Kretës ofron mundësi për shfrytëzimin e hoteleve edhe gjatë dimrit. mendon Giorgos Pelekanakis: "Por koncepti mund të funksionojë vetëm në rast se ndihmojnë të gjithë. Pra që hotelet të qëndrojnë hapur edhe gjatë dimrit, duhet që shteti të mundësojë taksa dhe kontribute sociale më të favorshme për këtë periudhë. Po ashtu duhet që edhe pronarët e kafeneve apo të dyqaneve të tjera të mos i mbyllin ato gjatë dimrit."

Autor: Jannis Papadimitriou / P. Pani

Redaktoi: E.Xhani