1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Turizmi gjallëron biznesin nga Kosova dhe Maqedonia

Këtë sezon turistik në Durrës është gjallëruar shumë dhe biznesi nga Kosova e Maqedonia jo vetëm në bare, restorante e hoteleri, por dhe sektorë të tjerë të shërbimit dhe të zbavitjes.

Turizmi gjallëron biznesin nga Kosova dhe Maqedonia

Turizmi gjallëron biznesin nga Kosova dhe Maqedonia

Skënder Hoxhaj është një nga njerëzit që ju jep përshëndetjet e para pushuesve nga Kosova, atyre që mbërrijnë apo dhe atyre që largohen nga plazhi i Durrësit (36 km larg Tiranës). Ai është nga Klina e Kosovës. Në profesion është mësues, por të gjithë sezonin veror prej 10 viteve e kalon si përfaqësues i njërës prej agjensive më të mëdha të udhëtimit të bashkëatdhetarëve të tij për në bregdetin shqiptar.

Skender Hoxhaj

Skender Hoxhaj

Linjën e udhëtimit për dhe nga Durrësi në thuajse me të gjitha qytetet kryesore të Kosovës e bëjnë dhe rreth 10 agjensi të tjera turistike. Skënderi thotë se preferenca e kosovarëve për të kaluar pushimet në këtë qytet ka tërhequr dhe biznese të ndryshme, si agjensi udhëtimesh, bare e restorante, hoteleri, deri dhe shërbime të tjera argëtuese e zbavitëse. Ai shprehet për DW se gjithë kjo infrastrukturë biznesi duhet të jetë më e kordininuar, pasi operon në thuajse në 25 përqind të kohës vjetore. “Duhet të jetë më e organizuar, që të gjitha agjensitë, të gjitha bizneset të kenë një kornizë të përcaktuar për çmimet e shërbimeve që ofrojnë, për njerëzit që janë me pushime. Do të ishte më mirë të kishte rregull”.

Bujar Halimaj

Bujar Halimaj

Skënderi e ka përshëndetur nënshkrimin para disa ditëve të një memorandumi bashkëpunimi mes bashkisë së Durrësit dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve. Kjo ishte dhe nisma e parë që kërkon të institucionalizojë marrëdhëniet ekonomike, tregëtare dhe turistike mes komunitetit të biznesit kosovar me autoritetet lokale në njërin prej destinacioneve më të frekuentuar turistikë për pushuesit nga Kosova në bregdetin e Shqipërisë.

Në harkun kohor maj - shtator 2010, pritet që vetëm në bregdetin e Durrësit numri i pushuesve nga krahina të ndryshme të Kosovës të arrijë në rreth 250 mijë. Si një hap i parë konkret ishte organizimi dhe i panairit “Ditët e biznesit kosovar” në qendër të qytetit të Durrësit.

Kosovo Albanien Tourismus Wirtschaft

Berat Krasniqi Author: Arben Muka /DW Correspondent in Albania Time: 09.08.2010 Place: Durres/ALBANIA

Berat Krasniqi është nga Prizreni. Ai për të kartëtin vit rresht ka hapur një restorant buzë detit. Thuajse 90 përqind e klientëve të tij janë nga Kosova. Ai ua di shijet dhe kërkesat për ushqim madje dhe mishin e sjell nga Kosova. “Nuk kemi problem me kosovarët se jemi mësuar me ushqime të tilla. Por sa i takon kuzhinës së Shqipërisë e kemi pak problem se ajo është e veçantë, rreth 50 përqind është e veçantë”

Berati thotë se për këtë arsye nuk ndjen konkurrencë nga restorantet që i kanë vendasit. Të bërit e biznesit në Shqipëri nuk ka asnjë ndryshim nga ai në Kosovë, shton ai, duke përmendur dhe aspektin e marrëdhënieve me autoritetet e tatimeve e taksave. “Po t`i përgjigjesh të gjitha detyrimeve, tatimorëve, bashkiakëve, gjelbërimit, për librezat sanitare etj., kur je korrekt edhe ata janë korrektë. Nuk kemi problem”.

Berati thotë se nga aktiviteti sezonal në bregedetin e Durrësit të fituar janë bizneset, por dhe pronarët vendas që lëshojnë ambjentet me qera.

Rahmi Ismaili

Rahmi Ismaili

Rahmi Ismaili nga Gostivari i Maqedonisë e ka nisur aktivitetin e tij në Durrës qysh në vitin 1993. Ai menaxhon një restorant dhe një hotel me rreth 120 shtretër fare pranë detit. Vijueshmërinë e aktivitetit ai ja dedikon përshtatshmërisë me klientët. “Ne e gatuajmë menynë shqiptare në tre forma: për shqiptarët e Maqedonisë, për ata të Kosovës dhe për ata të Shqipërisë. Ne jemi mësuar me klientët dhe ata janë mësuar me ne”.

Ngritja e bizneseve nga Kosova e Maqedonia gjatë sezonit veror në bregdetin e Durrësit, sipas Rahmiut, është një proces i pashmangshëm. Ai thotë se jo vetëm gjuha dhe lehtësia në komunikim, por së fundi dhe ndërtimi i rrugës Durrës - Morinë e ka favorizuar gjallërimin e sipërmarrjeve turistike. Rahmiu tregon dhe një favor tjetër, “që ka të bëjë me eksperiencën e ish vendeve të ish Jugosllavisë në menaxhimin godinave e resorteve në shërbim të industrisë turistike”.

Turizmi gjallëron biznesin nga Kosova dhe Maqedonia

Turizmi gjallëron biznesin nga Kosova dhe Maqedonia

Bujar Halimaj nga Kosova së bashku me familjen ka dy aktivitete në bregdetin e Durrësit. Një restorant afër detit dhe një agjensi turistike. Bujari është optimist në vijueshmërinë e aktivitetit në Shqipëri. “Shqipëria si bregdet ofron shumë, jo vetëm Durrësi, por dhe vende të tjera. Jo vetëm për kosovarë e maqedonas, por dhe për turista nga shtete të tjera. Ofron kushte dhe për gjermanë, apo nga vende të tjera. Pavarësisht se Durrësi nuk frekuentohet nga vizitorë të huaj, por plazhe të tjera si Vlora, Velipoja etj., janë të frekuentuar nga pushues të tjerë.”

Mjaft pushues nga Kosova e Maqedonia këtë sezon veror zgjodhën dhe destinacione të tjera përgjatë bregdetit të Shqipërisë. Përveç Durrësit ata qëndruan në plazhe të tjera buzë Adriatikut e Jonit, si në Velipojë, Vlorë, Sarandë etj. Bujari Halimaj shprehet se këto ndryshime në lëvizjet e pushuesve do të shoqërohen shumë shpejt dhe me ndryshime në plan bizneset e bashkëkombasve të tij, për “t'a mbajtur sa më të gjallëruar aktivitetin turistik, sipas nevojave dhe shijeve të klientëve”.

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 10.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ogjw
  • Data 10.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ogjw