1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Turi çiklistik i Francës dhe lufta kundër dopingut

Stefan Nestler6 Korrik 2008

Më 5 korrik nisi turi çiklistik "Tour de France" që do të zgjasë tri javë. Gara e Tour de France në dy vitet e fundit u shndërrua në një ëndërr të keqe për organizatorët për shkak të aferave të dopingut.

https://p.dw.com/p/EXNy
Fotografi: AP

Në 2006 u suspendua një ndër favoritët siç ishte gjermani  Jan Ullrich,  pas tij në 2007 u provuau pozitiv në analizat e dopingut edhe fituesi i garës Floyd Landis. Gjithashtu në 2007 afera e dopingut morri përmasa edhe më të mëdha me  Aleksandër Vinokurovin si dhe me përjashtimin nga gara të Mihael Rasmusenit.


Nuk duhet që sërish të kemi një tur të farsës, siç u emërtuan dy turet e mëparshme për shkak të skandalit të dopignut.  Për këtë arësye organizatorët e turit të Francës ASO (Organizata e sportit Amaury)nuk e ftuan fare në garë ekipin  Astana. Ky ekip vitet e fundit përmes disa rasteve spektakolare ka bërë që turi i Francës të humbasë imazhin në moçalin e dopingut.  ASO është megjtihatë e përçarë sa i përket rastit të klubit të Astanës. Sidoqoftë mjeshtri gjerman i sportit Fabian Vegman (Wegmann)beson, se sporti i çiklizmit sa i përket luftës kundër dopingut është në rrugë të mbarë. "Kontrollet gjatë stërvitjeve janë shtuar dukshëm, gjë që influencon pozitivisht edhe lidhur me sigurinë. Ndoshta mund të mbivlerësohet ajo që është e prekshme tashmë, por unë besoj, që këto masa kanë dhënë efekt."


Vegman është njëri nga 16 profesionistët gjermanë në fushën e çiklizmit. Ai shpreson, në fitoren e kësaj etape, ashtu si edhe  pjesëmarrës të garës Jens Voigt, sprinteri Gerald Ciolek apo edhe ylli i mëparshëm i çiklizmit Erik Zabel, i cili është i pari gjerman që merr pjesë për të 14 herë në turin e Francës. Gjashtë herë gjatë karrierës së tij Zabel ka veshur uniformën e sprinterit më të mirë të turit, edhe ky është një rekord. Ndërkohë që çiklisti më i mirë gjerman i garë snë përgjithësi është Andreas Klëden (Klöden, i cili tani paguhet prej klubit Astana dhe sivjet  nuk merr pjesë në garë për të njëjtën arësye si edhe fituesi i një viti më parë, spanjolli  Alberto Kontador (Contador).


Si favoritë  të turit të sivjetëm të Francës konsiderohen australiani Kadel  Evans (Cadel), spanjolli Alejandro Valverde, rusi Denis Mentshov, apo italiani Damiano Kuengo (Cunego).  Turi përfundon më 2 korrik pas 3560 kilometrash në bulevardin e Parisit Champs Elysees.