1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Tunizia nuk po gjen qetësi - Kryeministrit Ghannouchi jep dorëheqjen

Dhjetëra-mijëra vetë dolën pësëri në fundjavë në rrugët e kryeqytetit Tripoli. Gjatë përleshjeve të dhunshme me policinë u vranë së paku pesë vetë, shumë të tjerë u plagosën.

default

Mohamed Ghannouchi

Ghannouchi mund të ketë menduar ditët e fundit, se ndodhet fare i vetëm në një korridor të madh. Por një turmë e madhe njerëzish i dëshmoi të kundërtën: Disa mijëra vetë dolën spontanisht nga shtëpitë e tyre për t'i shprehur atij mirënjohjen, por edhe për ta bindur që të kthehet.

"Ky është një njeri, i cili e ka mbështetur Tunizinë në kohët më të vështira. Ne nuk jemi dakord që ai të largohet. Ne mbështetësit nuk donim telashe, nuk donim anarki – për këtë arsye nuk kemi demonstruar deri tani. Sot ne e kuptojmë se kemi gabuar. Ne duhet të kishim dalë shumë më herët në rrugë."

"Për ne Ghannouchi është një njëri, që ka mbetur i pastër – edhe pse ai ka punuar për regjimin e vjetër. Vendi po kalon kohë të vështira, prandaj ne kemi nevojë për një njëri si Ghannouchi.“

Shumë gjëra ende të paqarta

Ndërsa përkrahësit e tij brohorasin për të, kundërshtarët e tij janë të kënaqur. Përsëri u dëgjua thirrja e rrugës, përsëri ata arritën një fitore. Që Ghannouchi njëmbëdhjetë vjet rresht ka qenë kryeministër nën Ben Aliun, ata nuk ia kanë falur atij dhe kurrë nuk ia kanë besuar atë, që ai pretendon, se ka ndjerë një distancë të brendshme ndaj regjimit.

Proteste in Tunis

Dhjetëra-mijëra vetë dolën pësëri në fundjavë në rrugët e kryeqytetit Tripoli

"Jam i kënaqur, që ai dha dorëheqjen, thotë Mahmoudi i ri. Por entuziazëm i madh nuk ndjehet tek ai, ashtu si dhe as tek shoqëruesja e tij Ines: "Unë nuk e di, besoj pas kësaj fshihet një plan, që ne akoma nuk e dimë. Ne jemi të gjithë shumë të befasuar, sepse në televizion dje Gannouchi nuk dukej aspak se do të jepte së shpejti dorëheqjen. Kjo është disi e çuditshme. Le të presim, shumë gjëra janë ende të paqarta."

Nuk është e qartë, se cilën rrugë do të marrë Tunizia. Një gjë është e sigurtë: Popullata i ndjek udhëheqësit e saj me mosbesim: Ahmed Driss, Drejtor i Qendrës për studime Mesdhetare në Tuniz:

"Eshtë përshtypja se përmes qeverisë së kryeministrit të vjetër përpiqet të kthehet në pushtet regjimi i vjetër. Përmes posteve të larta në administratë dhe diplomaci. Demonstruesit kanë treguar edhe një herë se janë vigjilentë sa duhet, për të mos lejuar një gjë të tillë."

Nevijitet një ndarje e qartë nga periudha e dikushme

Detyra më e rëndësishme tani është që qeveria e përkohshme të përcaktojë një asamble kushtetuese, thotë Ahmed Driss. Për të hartuar një kushtetutë, që çon vendin në një të ardhme të re, dhe që mbyll përfundimisht hesapet me kohët e Ben Alisë. Një ndarje nga ajo periudhë që është bërë më e thellë me largimin e Ghannouchit.

Beji Caid Essebsi

Beji Caid Essebsi

Pasuesi i tij Béji Caid Essebsi duhet të menaxhojë tani tranzicionin. Liberali ka përvojë në qeverisje. Në kohën para Ben Ali-së ai ka qenë ministër i Brendshëm, i Mbrojtjes dhe i Jashtëm. Kur Ben Ali erdhi në pushtet, ai u largua gjithnjë e më shumë nga regjimi - dhe u kthye në zyrën e tij të avokaturës. Deri në zgjedhjet e planifikuara në mesin e korrikut Essebsi ka përpara muaj të vështirë. Shumë shpresojnë që ai ta përballojë këtë kohë pa u dëmtuar edhe fizikisht. Sepse kryeministri, i cili do të mishërojë fillimin e ri, është 84 vjeç.

Autor: Marc Dugge/Angjelina Verbica
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 28.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10Qfr
  • Data 28.02.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10Qfr