1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Tuaregët shpallin pavarësinë e Malit të Veriut - po ajo nuk njihet

Pavarësia nuk ka vlerë deklaruan BE dhe BA. Vakumi i pushtetit pas puçit ushtarak solli bashkëpunimin mes kryengritësve tuaregë dhe islamikëve dhe shkëputjen e Malit të Veriut.

Tuareg para xhamisë në Timbuktu

Tuareg para xhamisë në Timbuktu

Bashkimi Evropian dhe Bashkimi Afrikan refuzojnë të njohin pavarësinë e shpallur të Malit të Veriut. E ngarkuara me politikën e jashtme të BE, Catherine Ashton deklaroi se BE ka bërë më se të qartë se respekton paprekshmërinë territoriale të Malit. Edhe Bashkimi Afrikan refuzoi ta njohë shpalljen e pavarësisë nga kryengritësit. Kjo shpallje pavarësie "nuk ka asnjë vlerë", u tha.

Nomadët e Tuaregut e shpallën sot të pavarur territorin e pushtuar prej tyre. Njëkohësisht ata i kërkuan bashkësisë ndërkombëtare që ta njohë menjëherë shtetin e tyre. Kryengritësit do të respektojnë kufijtë me vendet fqinjë, deklaroi Lëvizja për çlirimin kombëtar të Azawad-it për një kanal televiziv francez dhe në internet.

Nomadë tuaregë në Mali

Nomadë tuaregë në Mali

Azawad quajnë Tuareg-ët në rajonin e tyre të vendlindjes, në territoret në Mali dhe në jug të Algjerisë, të cilat luftojnë për pavarësinë e tyre.

Pas një puçi ushtarak më 22 mars, rebelët shfrytëzuan vakumin e krijuar në pushtet dhe së bashku me grupet islamike vunë nën kontrollin e tyre pjesën veriore të Malit, bashkë me qytetin Timbuku, që bën pjesë në trashëgiminë kulturore botërore. Të mërkurën Këshilli i Sigurimit i dënoi ashpër sulmet e Tuaregëve dhe kërkoi nga ata që të hiqnin dorë nga armët.

Autor: afpd/dapd/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Auron Dodi