1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Tsipras: Ne e duam ujdinë, por…

Kryeministri grek Alexis Tsipras është pro arritjes së një kompromisi me partnerët ndërkombëtarë dhe europianë, por ai vendos njëkohësisht edhe vijat e kuqe.

„Duket se e kemi gjetur terrenin e përbashkët në një sërë pikash“ tha Tsipras të premten në mbrëmje (15.05) në një konferencë për ekonominë në Athinë. Kjo e bën atë „optimist se ndodhemi afër zgjidhjes“. Sipas Tsipras qeveria greke dhe kreditorët kanë rënë dakord për objektivat buxhetore, vlerën e tvsh-së dhe forcimin e admnistratës tatimore. Megjithatë ende ka mospajtime si në çështjen e pensioneve dhe tregut të punës, dhe këtu sipas fjalëve të tij, kryeministri grek nuk do të lëshojë pe.

Katër kushte kryesore përmendi Tsipras në Athinë për ujdinë me kreditorët: Jo shkurtim të pensioneve dhe pagave, ristrukturim të borxhit grek, program nxitës për investimet publike, infrastrukturë dhe teknologji, rritje më të pakët buxhetore se parashikimet.

Panagiotis Lafazanis / Griechenland

Lafazanis ministri grek i Energjetikës

Tsipras lëvdon "vendimin e tij të 20 shkurtit"

Që nga shtatori 2014, përfaqësuesit e BE-së, Bankës Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar përpiqen për një raund të pestë të të ashtuquajturit vlerësim i programit të Athinës për kursimet. Në bazë të tij duheshin ndërmarrë kursime të reja, por Tsipras pas fitores më 25 janar refuzoi të punojë me trojkën. Më 20 shkurt ai ra në ujdi me kreditorët për „zgjatjen e programit të ndihmës“ me katër muaj.

Nga këndvështrimi i partnerëve europianë ky vendim interpretohet si pranim i kursit të kursimeve të ndjekur nga qeveritë paraardhëse. Por në Athinë kjo ujdi lexohet ndryshe: Tsipras e shpall „vendimin e 20 shkurtit“ si njërin nga sukseset e 100 ditëve të para , që e zhvendos pikërëndesën e negociatave mbi bazën e propozimeve greke, sipas Tsipras.

Solaranlagen auf Einfamilienhäusern

Panele diellore përdoren për energji nga familjet

Ministri i Energjetikës merret pak edhe me politikë të jashtme

Më troç e formuloi ministri i Energjetikës, Panajotis Lafazanis, kreu i majtistëve brenda „Syriza“ në një konferencë për ekonominë të organizuar nga “Economist”: Disa „qarqe“ në BE duan ta bëjnë të paaftë Greqinë dhe po përpiqen „të mbysin eksperimentin e së majtës në këtë vend“, ankohet ministri grek në konferencë. Nga ana tjetër ai bën deklarata që lidhen me politikën e jashtme. Turqinë fqinje ai e akuzon për shkeljen e të drejtave të njeriut në Qipro dhe Egje „prej dekadash“, ndërsa Izraelin për shkelje të të drejtave të njeriut në Gaza.

Por Lafazanis mbetet i rezervuar me deklaratat që lidhen me sektorin e tij. Ai nuk ofroi ndonjë të re mbi partneritetin e shumëpërfolur me Rusinë dhe pjesëmarrjen e deklaruar të Greqisë në një gazsjellës që anashkalon Ukrainën dhe përmes Turqisë do të sjellë gaz në Europën Perëndimore. Megjithatë ai siguroi se me „aq sa mund të kuptohet“, ka klientë për këtë projekt. Por drejtuesi i Qendrës për Studimet Ruse në Upsala, Stefan Hedlund është skeptik për partneritetin greko-rus.

„Nuk jam i bindur që këto plane bashkëpunimi janë edhe të realizueshme”, thotë studiuesi suedez. Për Greqinë ia vlen, por „ndërmarrja e Moskës ka hasur rezistencë në BE – dhe Kremlini nuk do sillej me mençuri, nëse do të niste një konflikt me autoritetet e Brukselit.“

Greqia kërkon balancën energjétike

Ndërkohë operatorët e rinj të futur në tregun grek që duan të konkurrojnë për prodhimin e enegjisë diellore janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre në Greqi, pasi Lafazanis ka njoftuar se do të ruajë rolin udhëheqës të ofruesit shtetëror energjieik, DEH në konkurrencën energjieike. Megjithëse ministri grek i Energjetikës deklaroi se do të vazhdojë liberalizimi i tregut, ai përjashtoi mundësinë e privatizimit të operatorit shtetëror të energjisë.

Rainer Hinrichs-Rahlwes zëvendëspresindet i Këshillit të Europës për Energjitë e Rigjenerueshme (EREC) mendon se Greqia do të përfitonte nga zgjerimi i energjive të rigjenerueshme të erës dhe diellit dhe paralajmëron nga një rikthim në energjinë fosile, duke e cilësuar atë një „gabim që Greqia do ta paguajë me kosto të shtrenjtë për qymyrin, klimën dhe shëndetin“. Greqia do të bënte mirë të plotësonte kriteret e vëna nga BE për politikën energjieike deri në vitin 2020.