1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Trupat gjermane në Kosovë ndihen të mbingarkuar

Sulmet e ushtarëve afganë mbi kolegët e ISAF-it janë shpeshtuar. Dhe misionit luftarak është duke i ardhur fundi. Prandaj, NATO kërkon të ruajë gjakftohtësinë.

default

Anders Fogh Rasmussen

Në Afganistan largimi nuk do të bëhet me shpejtësi, ka theksuar gjithmonë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Por shumë vende, që marrin pjesë në misionin ndërkombëtar të ISAF-it, duan t`i largojnë sa më shpejt trupat e tyre prej andej. Deri në fund të viti 2014, nga Afganistani do të largohen të gjitha trupat luftarake. Që tani shumë qeveri bëjnë presion për të shpejtuar ritmin. Rasmussen foli ditën e mërkurë (10.10.2012) në Bruksel për tërheqje "të kujdesshme dhe me proces të koordinuar, në të cilin të marrin pjesë të gjitha qeveritë e vendeve të ISAF-it dhe qeveria afgane". Por, kjo tingëlloi më shumë si një premtim se sa si një vendim që duhet zbatuar. Edhe ministri gjerman i Mbrojtjes Thomas de Maizière paralajmëroi për rreziqet e një largimi të përshpejtuar. Duhet bërë "koordinimi i numrit të ushtarëve deri në vitin 2014 dhe kjo me përgjegjësi të plotë". Të gjithë shohin Gjermaninë. Gjermania ka komandon kryesore në veri të Afganistanit dhe koordinon kontigjentin nga 17 shtete.

Taktika e talibanëve nuk duhet të ketë sukses

Anders Fogh Rasmussen Nato Brüssel Verteidigungsminister

Anders Fogh Rasmussen

Presioni i shumë qeverive që të tërheqin sa më shpejt trupat e tyre, vjen edhe prej shtimit të sulmit të ushtarëve afganë mbi trajnerët e tyre dhe partnerët nga vendet e ISAF-it. De Maizière i quajti sulmet "shqetësuese dhe indinjuese". Ai mendon se pas tyre fshihet një taktikë e qëllimshme e talibanëve, për të thyer besimin reciprok. Por sipas Rasmussen-it kjo nuk do të funksionojë: "Kërkush nuk mund të fusë pyka midis ISAF-it dhe partnerëve afganë." Ministri amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta shtoi se: "Ne nuk do të pengohemi në misionin tonë. Ne kemi bërë shumë, kemi kapërcyer shumë beteja, kemi derdhur shumë gjak, që ta lëmë detyrën të papërfunduar."

Pas 2014 nuk do të ketë më mision luftarak

Pas përfundimit të misionit luftarak në fund të 2014-ës, NATO dëshiron të vazhdojë të qëndrojë në vend me një mision të ri. Misioni i ri do të mbajë shkurtimin ITAM (International Training and Assistance Mission). Do të ketë të bëjë pra me mision trajnimi dhe këshillimi. Megjithëse këshilltarët dhe trajnerët do të vazhdojnë të kenë mbrojtje ushtarake, mundësisht nga të gjithë bashkë, dhe jo të ndara sipas nacioneve, siç ndodh për shembull sot për kujdesin shëndetësor dhe disa detyra logjistike. De Maizière tha, "është e vetëkuptueshme" që NATO-s i duhet për këtë mision ftesa nga qeveria afgane. Po ashtu kërkohet të arrihet marrja e një mandati nga Këshilli i Sigurimit të KB.

Trupat gjermane në Kosovë ndihen të mbingarkuar

Belgien NATO Treffen in Brüssel Thomas de Maiziere

Thomas de Maiziere-Trupat gjermane në Kosovë ndihen të mbingarkuar

Një temë, e sjellë në rend të ditës nga qeveria gjermane, është gjendja e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. De Maizière mendon se trupat gjermane, austriake dhe italiane të stacionuara atje janë vazhdimisht të mbingarkuara dhe funksionojnë me rezervat e tyre. Kjo nuk është "në rregull". Ai propozon që ushtarët që ndodhen në jugun e qetë të Kosovës, të dërgohen në veri. Për këtë duhet marrë një vendim i posaçëm. Ai u ankua po ashtu se "ushtarët e NATO-s nga roli i përgjegjësit të tretë bien praktikisht në rolin e përgjegjësit të parë, me të gjitha problemet." Të parët janë faktikisht policia e Kosovës, pastaj misioni evropian EULEX dhe pastaj vjen në vend të tretë NATO me trupat e saj. De Maizière duket se dëgjohet me ankesat e tij. Rasmussen shtoi se do të shihet rigrupimi i trupave në Kosovë.