1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Trupat e OKB-së qëndrojnë në Lartësitë e Golanit

Përkundër tërheqjes së paralajmëruar të ushtarëve nga Austria, KS i OKB-së dëshiron të vazhdojë misionin e paqes në Lartësitë e Golanit. Bile ai planifikohet të forcohet edhe më shumë.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së planifikon të vazhdojë patjetër misionin në Lartësitë e Golan-it midis Sirisë dhe Izraelit. Të gjithë 15 anëtarët e organit të fuqishëm të OKB-së janë pajtuar që misioni i quajtur "UNDOF" duhet të vazhdojë dhe të forcohet edhe më shumë, tha ambasadori britanik në OKB-së dhe kryesues aktual i Këshillit, Mark Lyall Grant në Nju Jork. Më parë nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së, përgjegjës për misionin paqësor, Hervé Ladsous kishte informuar Këshillin e Sigurimit mbi situatën aktuale të misionit "UNDOF".

Uhstarët austriakë fillojnë tërheqjen nga Lartësitë e Golanit

Uhstarët austriakë fillojnë tërheqjen nga Lartësitë e Golanit

Së shpejti pritet që 170 ushtarë do të mbërrijnë nga shteti i Paqësorit Fixhi në Lartësitë e Golanit. Ata do të zëvendësojnë paqëruajtësit kroatë të tërhequr qysh në muajin mars, tha ambasadori britanik Grant. Fixhi ka ofruar ndërkohë të dërgojë edhe më shumë trupa. Nënsekretari Ladsous është duke zhvilluar bisedime edhe me vende të tjera për dërgimin e ushtarëve ose shtimin e trupave në Lartësitë Golan. Ai u shpreh optimist por nuk deshi të japë hollësi të tjera.

Shtimi i trupave në 1250 ushtarë?

Në javët e ardhshme, SHBA-të dhe Rusia do të paraqesin një projekt-rezolutë për zgjatjen e mandatit të misionit "UNDOF" edhe për gjashtë muaj të tjerë. Mandati i ri sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë shumë ndryshe nga mandati aktual, thuhet në Nju Jork. Megjithatë, misioni mund të forcohet në bazë të këtij mandati, për shembull me shtimin e trupave, të miratuar tashmë në 1250 ushtarë.

Pamje nga Lartësitë e Golanit

Pamje nga Lartësitë e Golanit

Vëzhguesit e misionit "UNDOF" janë stacionuar që nga viti 1974 në Lartësitë Golan mes Izraelit dhe Sirisë për të monitoruar armëpushimin midis dy vendeve. Helmetkaltërit janë përfshirë disa herë në luftën qytetare siriane dhe nuk ka munguar as kidnapimi i vëzhguesve.