1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Trupa ukrainase hyjnë në Rusi

Kievi është në bisedime me Moskën për të bërë të mundur kthimin e më shumë se 300 ushtarëve, të cilët hynë në Rusi për të luftuar rebelët. Të dyja palët nuk bien dakort për qëllimin e hyrjes së tyre.

Ukraina thotë se të paktën 300 trupa dhe roje të kufirit u detyruan të hyjnë në territorin rus për shkak se po luftonin kundër separatistëve. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës Andriy Lysenko në një konfernecë për shtyp deklaroi se forcat kaluan kufirin për arsye sigurie, pasi ranë në kurth mes rebleëve dhe kufirit. Ndërsa autoritetet ruse këmbëngulin se ushtarët po kërkonin strehim.

Luftimet janë përqëndruar më së shumti në rajonin përgjatë kufirit. Lysenko tha se janë duke u zhvilluar negociata diplomatike me Moskën për të siguruar kthimin e ushtarëve, duke shtuar se trupat ukrainase ishin afër qëllimit të shkëputjes së kontaktit me rebleve në Donetsk dhe atyre në Luhansk.

Shërbimet e sigurisë ruse thanë se rojet e kufirit lejuan 438 ukrainas të kalojnë në Gukovo pasi ranë dakord që të dorëzonin armët.

"Ata ishin të lodhur nga lufta dhe nuk donin të luftonin më", tha zëdhënësi i rojeve kufitare ruse Vasily Malayev për agjencinë Reuters. Ai shtoi se 180 ushtarë u kthyen në Ukrainë të hënën mbasdite, ndërsa pjesa tjetër janë duke u mbajtur në një kamp në territorin rus.

Ngushtohet rrezja e veprimit të rebelëve

Forcat qeveritare kanë përparuar ndaj separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Baza e rebelëve, Donetsk, është nën sulmet e vazhdueshme të ushtarëve ukrainas, të cilët u bëjnë thirrje civilëve të largohen sa më shpejt të jetë e mundur. Zyrtarët lokalë thonë se ushtria është duke kufizuar zonën e veprimit të rebelëve në qytetin e Luhanskut, ku jetojnë 420,000 njerëz. Qyteti aktualisht është pa ujë dhe pa energji. Kryetari i Bashkisë së Luhanskut tha se qyteti po përballet me një "katastrofë humanitare".

Kombet e Bashkuara thonë se 100 000 njerëz kanë ikur nga lindja e Ukrainës, që prej momentit kur shpërtheu lufta.