1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Trupa ruse luftojnë në territorin ukrainas

Të dhënat se rebelët prorusë, që luftojnë në Ukrainën lindore mbështeten nga ushtarë rusë, shtohen. Kjo njoftohet si nga milicët besnikë të qeverisë ukrainase dhe konfirmohet nga rebelët prorusë.

Në lindje të Ukrainës vazhdojnë luftimet nö mes ushtarëve ukrainas dhe separatistëve prorusë. Ndërkohë separatistët kanë marrë një lartësi me rëndësi strategjike në lindje të qytetit Donetsk, njoftuan qarqet ushtarake ukrainase. Në 24 orët e fundit janë vrarë nga të shtënat e artilerisë në disa pjesë të qytetit njëmbëdhjetë banorë dhe 22 të tjerë janë plagosur, njoftoi administrata e qytetit.

Më parë, ambasadori i SHBA në Kiev kishte akuzuar Rusinë për ndërhyrje direkte në luftimet në Ukrainën lindore. "Një numër në rritje i ushtarëve rusë është i përfshirë drejtpërdrejt në luftimet në territorin e Ukrainës", njoftonte në tweeter ambasadori Geoffrey Pyatt. Moska ështe e "involvuar direkt".

Ndërkohë edhe milicët proqeveritarë ukrainas njoftuan se kryengritësit prorusë mbështeten në mënyrë aktive nga ushtarët nga vendi fqinj. Kryengritësit me ndihmën e ushtarëve kanë hyrë në qytetin juglindor Novoasovsk, i tha në telefon agjencisë së lajmeve Reuteres një luftëtar i batalionit besnik të qeverisë, Azov.

11 banorë u vranë nga të shtënat e artilerisë

Njëmbëdhjetë banorë u vranë nga të shtënat e artilerisë

Kreu i rebele prorusë, Alexander Sahartshenko e konfirmoir këtë njoftim. Ushtarët kanë marrë leje për këtë qëllim, citon televizioni rus liderin e rebelëve. Fjala është vetëm për vullnetarë.

Përsëri ka patur njoftime, se Rusia ka dërguar një autokolonë ushtarake në rajonin e luftimeve pranë Donetskut në Ukrainën lindore. Gjithsej më shumë se 100 automjete janë rrugës për atje, njoftoi një zëdhënës i ushtrisë.

Megjithatë këshilli i sigurisë kombëtare në Kiev nuk mundi t'i konfirmojë këto të dhëna. Qeveria ukrainase ka folur shpesh në të kaluarën për autokolonat ushtarake që kanë hyrë nga Rusia, pa paraqitur dëshmi konkrete.

Sipas njoftimeve të mediave forcat ukrainase të sigurisë kanë arrestuar një ushtar rus në lindje të vendit, i cilit thuhet se ka pranuar se ka furnizuar separatistët me pajisje ushtarake. Gjatë marrjes në pyetje 19-vjeçari ka pranuar se njësia e tij ka sjellë ndër të tjera raketa "Grad" dhe automjete të blinduara për rebelët pro-rusë.

Para pak ditësh dhjetë parashutistë rusë u kapën në territorin ukrainas. Ata thane se ishin aty gabimisht. Ministria e Jashtme e SHBA deklaroi të mërkurën, se incidentet e fundit të çojnë në përfundimin, se në dy qëndrat e rebelëve në Luhansk und Donetsk po zhvillohet një kundërofensivë e drejtuar nga Rusia.

Përpjekjet e Merkelit për ndërmjetësim

Kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) kërkoi në një telefonatë me presidentin rus Vladimir Putin, që të sqarohen "njoftimet e frundit për prezencën e ushtarëve rusë në territorin ukrainas." Rusia ka një "përgjegjësi të madhe për deeskalimin dhe monitorimin e kufirit të vet."

Sipas të dhënave të Kremlinit telefonata u zhvillua me iniciativën e Berlinit. Presidenti Putin e informoi kancelaren edhe për planin për autokolonën e dytë ruse për zonën e luftimeve. Autokolona e parë shkaktoi javën e kaluar një mosmarrëveshje të ashpër mes Moskës dhe Kievit.

Më parë Merkel kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Petro Poroshenko. Ajo u bëri thirrje të dyja palëve që të arrihet më në fund një armëpushim dhe Kontrolle der Grenze zu kommen. Të martën Putin dhe Poroshenko gjatë një takimi në Minsk theksuan vullnetin e tyre për një zgjidhje paqësore të konfliktit.