1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Trumpi zhgënjen Kremlinin

13 Mars 2017

Më pak se tetë javë pas ardhjes në pushtet të Presidentit të SHBA, Donald Trump, Kremlini ankohet për mungesë gatishmërie për dialog nga Uashingtoni. A do të takohen shefat e shteteve Trump dhe Putin vetëm në verë?

https://p.dw.com/p/2Z6TQ
Putins Sprecher Dmitri Peskow
Vladimir Putini dhe zëdhënës i tij Dmitri PeskovFotografi: picture-alliance/dpa/Alexey Druginyn/Ria Novosti/Government Press Service Pool

"Ne do të prisnim me siguri kontakte më të shpeshta dhe më të thella", i tha Dmitri Peskov, zëdhënës i Presidentit Vladimir Putin stacionit televiziv amerikan CNN. Në fund të fundit "ka ekzistuar një pauzë tepër e gjatë në marrëdhëniet bilaterale"

"E pafalshme"

Për Uashingtonin dhe Moskën është "e pafalshme, që të mos jenë në dialog me njëri-tjetrin", tha Peskov. Ai tërhoqi vëmendjen në numrin e madh të problemeve rajonale dhe ndërkombëtare, të cilat duhet të zgjidhen. Por Putini dhe Presidenti i SHBA ka mundësi të takohen personalisht vetëm në takimin e G-20-ës në fillim të korrikut në Hamburg - "po të mos biem dakord për një takim më të hershëm të nivelit të lartë."

Donald Trump: tepër pak dialog me Rusinë?

Njëkohësisht zëdhënësi i Kremlinit e kritikoi diskutimin publik për perceptimin e Rusisë në SHBA. Rusinë e bëjnë përgjegjëse për të gjitha gjërat negative. Si krejt papritur Rusia është kthyer në një ëndërr të keqe për SHBA. "Ne duam me të vërtetë që kjo histeri të marrë fund", theksoi Peskov.

Donald Trump telefoniert
Fotografi: Reuters/J. Ernst

Rusia nuk ka asnjë plan që të ndërhyjë në punët e brendshme të shteteve të tjera, dha siguri ai. Edhe akuzat se piratët rusë të internetit kishin depërtuar në kompjuterat e organizatave amerikane, midis tyre të Partisë Demokratike të kandidates presidenciale Hillary Clinton, janë të gabuara, tha ai.

Veç kësaj, sipas Peskovit, Putini nuk është shprehur asnjëherë për njërin nga dy kandidatët në fushatën elektorale në SHBA. Megjithatë, Peskovi la të kuptojë se Putini mund të ketë pasur një preferencë personale për Trumpin. Sepse ai është treguar më i hapur për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta se sa Clintoni.