Trump kërcënon me anullimin e marrëveshjes me Kubën | Bota | DW | 29.11.2016
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Trump kërcënon me anullimin e marrëveshjes me Kubën

Tri ditë pas vdekjes së Fidel Castros duket se u erdhi fundi ngushëllimeve. Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, përdor fjalë të qarta sa i përket të ardhmes së Kubës.

Qysh gjatë fushatës elektorale presidenti i ardhshëm i SHBA-së Donald Trump e shprehte hapur se ç'pret ai nga afrimi me Kubën - në thelb jo shumë. Pas vdekjes së udhëheqësit të revolucionit kubanez dhe ish-kreut të shtetit Fidel Castro, republikani theksoi pozicionin e tij. Ai shkruan në Twitter, se pala kubaneze duhet të  jetë e gatshme për "një marrëveshje më të mirë" për popullsinë kubaneze, kubanezët në emigracion dhe për SHBA-në. Në rast të kundërt ai "do t'i japë fund" marrëveshjeve të arritura me presidentin e SHBA-së, Barack Obama. Ekipi i Trumpit kërkon lëshime në drejtim të respketimit të të drejtave të njeriut dhe një hapje më të madhe ekonomike.

Në dhjetor 2014 Obama dhe homologu i tij kubanez Raúl Castro vunë në lëvizje pajtimin historik midis dy vendeve. Kjo nismë u kurorëzua me rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike më  2015 dhe me vizitën e Obamas në Havana në mars 2016. Vëllai i Raúlit, Fidel këto zhvillime i ndiqte me skepticizëm. Hapja e vendit të tij ndaj armikut kryesor SHBA-së u bë e mundur, pasi Fidel pas dekadash në krye të shtetit më 2006 ia dorëzoi postin vëllait të tij.