1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Tropoja: mungesë infrastrukture dhe perspektive për të ardhmen

Njëri prej qarqeve më të prapambetura në Shqipëri është Tropoja. Gjëndja e rënduar ekonomike ka bërë që komunat të përgjysmohen si shkak i lëvizjes masive të banorëve në drejtim të rretheve më të populluara të vendit.

Wohnheim für Touristen in Theth-Albanien. Die Bilder sind von mir Ajete Beqiraj, während der Wanderwege durch die Berge an der Grenze zwischen Kosovo, Albanien und Montenegro, in den Jahren 2010-2011 gemacht worden. Ich bin freie Mitarbeiterin von der Deutschen Welle und DW darf die Bilder für ihre Zwecke benutzen.

Tropoja, e ndodhur në skajin më të largët në verilindje të Shqipërisë, vazhdon të përballet sot me një nivel të lartë të papunësisë dhe varfërisë. Megjithëse një rreth me pasuri të shumta natyrore, mungesa e investimeve të mjaftueshme dhe e perspektivës ka detyruar pjesën më të madhe të banorëve të largohen drejt zonave më të ulta dhe më të populluara të vendit. Për Kryetarin e Bashkisë së Bajram Currit, Agron Demushi edhe pse qyteti ka nevojë për më shumë investime, mundësia kryesore për përmirësimin e gjëndjes aktuale mbetet bashkëpunimi me qytetet e Kosovës: “Aktualisht janë rreth gjashtë mijë e treqind familje, që trajtohen me ndihmë ekonomike, ndërkohë që po bëjmë përpjekje që të tërheqim sa më shumë investime për këtë zonë. Ndërkaq Tropoja ka filluar urat e bashkëpunimit me Kosovën, ku e gjithë tregtia dhe i gjithë biznesi është i përqëndruar tek disa qytete kryesore si Gjakova, Peja, Deçani, e Prishtina.“

Vështirësive ekonomike u shtohen problemet e rendit Lekbibajt, në kufi me zonën e Shalës në Dukagjin, është më e varfëra në tërë rrethin e Tropojës. Kryetari i kësaj komune, Gëzim Meshi, thekson se “për shkak të vështirësive të mëdha, që ka kjo zonë e thellë, pushteti vendor po mbështet me ndihmë ekonomike mbi 300 familje, që banojnë atje. Por në ndryshim me komunat e tjera të Tropojës, në Lekbibaj vështirësive ekonomike u shtohen edhe problemet e rendit, të cilat kanë krijuar pasiguri në jetën e banorëve: “Gjatë këtyre dy muajve të fundit ka patur disa raste problematike në drejtim të prishjes së rendit dhe të qetësisë në komunën malore të Lekbibajve. Ndërkohë që nga organet e policisë janë marrë të gjitha masat për stabilizimin e situatës.”

Grupi i Veprimit Lokal

Për të mbështetur zhvillimin ekonomik të Tropojës, vetë banorët kanë ngritur Grupin e Veprimit Lokal me përfaqësues nga pushteti lokal, biznesi dhe shoqëria civile. Këtu përfshihen edhe qarku i Shkodrës dhe ai i Kukësit. Koordinatorja e GVL-së, Mirjeta Gjongecaj, thotë se “ kjo strukturë ka si detyrë të identifikojë dhe të zbatojë strategji lokale zhvillimi, si dhe të marrë vendime në lidhje me shpërndarjen dhe menaxhimin e burimeve financiare të tyre“: “Ky projekt ka si qëllim të bashkojë të gjithë partnerët publikë dhe lokalë, njëkohësisht balancon dhe përfaqëson interesat ekzistuese lokale dhe grupeve nga sektorë të ndryshëm socialë ekonomikë në të gjithë zonën.“

Infrastruktura rrugore ngelet njëri nga problemet më serioze, me të cilën përballet sot Tropoja. Autoritetet vendore pohojnë se janë duke hartuar programe dhe projekte konkrete nisur edhe nga mundësitë, që ka zona, ndërkohë që apelojnë për një mbështetje më të madhe zhvillimore në turizëm e bujqësi jo vetëm nga qeveria, por edhe nga shoqatat joqeveritare e ato ndërkombëtare.

Autor: Leka Plani

Redaktoi: Angjelina Verbica