1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Tribunali: bashkëpunimi mes shërbimeve të fshehta britanike dhe amerikane ilegal

Shërbimi i përgjimit në Britani, GCHQ ka shkelur me mbledhjen masive të të dhënave private ligjet e të drejtave të njeriut. Ky është vendimi i parë i tribunalit britanik të shërbimit të fshehtë IPT kundër një shërbimi.

Großbritannien Government Communications Headquarters Hauptsitz

Kuartieri qendror i GCHQ

Kundërshtarët e aksioneve të gjera të përgjimit të shërbimeve të fshehta korrën një fitore përpara një gjykate britanike. Sipas një vendimi të tribunalit të shërbimit të fshehtë, bashkëpunimi i autoritetit britanik GCHQ (Government Communications Headquarters ) me shërbimin e fshehtë të SHBA, NSA ka qenë pjesërisht ilegal. Kjo sepse marrëveshjet përkatëse u mbajtën sekret. Deri në dhjetor 2014, praktika e GCHQ nuk ka qenë në përputhje me nenet 8 dhe 10 të Kartës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kështu konkludohet në vendimin e Investigatory Powers Tribunal (IPT). Por që atëherë këto rregulla nuk janë shkelur më.

Miliona britanikë i kanë spiunuar

Në rastin konkret bëhej fjalë për të dhënat e miliona britanikëve, të cilat i ka mbledhur NSA-ja dhe që ia ka përcjellë një shërbimi partner. Është hera e parë në historinë 15 vjeçare të IPT, që juristët vendosën kundër shërbimeve të fshehta. Një pasojë e drejtpërdrejtë juridike nga kjo nuk del. Gjykata është përgjegjëse për shërbimet britanike GCHQ, MI5 dhe MI6. Rastin e patën çuar para gjyqit, midis të tjerave organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International, organizatat e mbrojtjes së të dhënave Liberty dhe Privacy si dhe shtatë organizata jobritanike.

Një zëdhënës i GCHQ-së e relativizoi vendimin në pozicionimin e tij. Shkëmbimi i informacioneve dhe masat mbrojtëse kanë qenë gjithmonë të përshtatshme, tha ai. Ajo që diskutohej është që sa të dhëna ishte e lejuar të publikoheshin. Gjykata speciale IPT, sipas zëdhënësit pati vendosur që në dhjetor në një vendim më të përgjithshëm se kuadri juridik britanik për përgjimet e komunikimit nuk i shkel të drejtat e njeriut. Vendimi i gjykatësve u mor parasysh në vendimin e ri.

Shërbimi i përgjimit GCHQ ka mbledhur në mënyrë sistematike të dhëna. Në kuadër të përgjimit, GCHQ përdori edhe të dhëna, të cilat shërbimi i fshehtë i SHBA NSA i ka siguruar nga programet e tij të përgjimit Prism dhe Upstream. Akuzat u bënë të njohura nga Edward Snowdeni dhe u publikuan para së gjithash në gazetën "The Guardian". Kjo aferë rëndoi edhe marrëdhëniet e Gjermanisë me SHBA, sepse siç u bë e ditur, në qendër të përgjimeve ka qenë edhe vetë kancelarja Angela Merkel.