1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Fakte mbi Gjermaninë

Tri shtylla, tri pikëpyetje

Kriza financiare globale nuk ka kaluar pa lënë gjurmë as tek bankat gjermane, shumë institute janë detyruar të amortizojnë shuma miliardëshe - sikurse në SHBA, Francë, Britani të Madhe dhe Zvicër.

Bursa e Frankfurtit

Bursa e Frankfurtit

Por këtu në Gjermani kanë të prekura edhe institute publike, të panjohura në këtë formë për botën e jashtme. Dhe këtu po shfaqen problemet më të mëdha. A duhet t'i ndihmojë taksapaguesi kur e kanë punën pisk?

13 korrik 1931 - Një grup njerëzish para Bankës Kombëtare në Darmshtad

13 korrik 1931 - Një grup njerëzish para Bankës Kombëtare në Darmshtad

Ndër vite në peizazhin bankar gjerman janë kristalizuar tri shtylla të ndryshme. Bankat tregtare private u shërbejnë të gjitha grupeve, bizneseve dhe rajoneve të synuara. Pesë më të mëdhatë në Gjermani janë Deutsche Bank, Commerzbank, HypoVereinsbank, Postbank dhe Dresdner Bank – të gjitha janë të organizuara si shoqëri aksionare.

Por krahas tyre janë formuar para së gjithash në bujqësi dhe zejtari si vetëorganizim të ashtuquajtura kooperativa krediti. Të pasurit do të ndihmonin të varfrit me anë të depozitave të tyre në bankë, të cilat do të jepeshin si kredi. Prej tyre lindën bankat popullore dhe bujqësore, të cilat kanë rrjetin më të madh në Gjermani me rreth 1.250 degë.

IKB - 27 mars 2008 - Kush është përgjiegjës për rrënimin e bankës?

IKB - 27 mars 2008 - Kush është përgjiegjës për rrënimin e bankës?

Në vitin 1778 u themelua në Hamburg banka e parë e kursimeve. Këto kanë një detyrë publike: Duhet të furnizojnë me kredi biznesin e mesëm dhe qytetarët - nxjerrja e fitimeve nuk përbën për to synimin kryesor. Pronarë janë shteti dhe landet. Manfred Jäger, ekspert financiar pranë Institutit të Ekonomisë Gjermane në Këln: 'Pra kemi një segment mjaft të madh shtetëror në sektorin bankar, që zë pothuajse 40 për qind. Sido që të masësh, qoftë nga depozitat, qoftë nga depozituesit apo nga kreditë që japin ose nga shuma e bilancit - afërsisht 40 për qind e sektorit bankar gjerman është shtetërore.'

Kriza e sektorit të imobiljeve, USA

Kriza e sektorit të imobiljeve, USA

Ky sistem ka të mira dhe të këqija. Ndër avantazhet bën pjesë ai që dy grupe të mëdha bankare, bankat publike të kursimeve dhe institutet kooperativiste janë të përfaqësuara në tërë territorin dhe furnizojnë veçanërisht biznesin e mesëm me kredi. Por si problematike shihen ndërkohë bankat shtetërore të landeve. Këto janë institute ombrellë të bankave të kursimeve. Ato shërbejnë si banka qendrore për realizimin e qarkullimit të pagesave dhe si banka të veçanta të landeve - dhe, kështu thonë shpotarët, si vende sistemimi për politikanë të konsumuar landesh.

Ndërkohë mbizotëron bindja se nuk nevojiten politikanë nëpër poste drejtuese dhe këshilla mbikqyrës, të cilët kur vjen puna nuk marrin vesh nga biznesi. Pikërisht bankat e landeve janë kritikuar gjatë krizës financiare aktuale, banka e landit të Bavarisë, banka e landit për perëndimin, banka e landit të Saksonisë dhe të tjera u desh të amortizojnë shuma miliardëshe. Gjë që ka të bëjë pjesërisht me sistemin: kur një investim shkon keq, atëherë duhet të përgjigjen pronarët, federata dhe landet, por jo edhe vetë bankat.

'Dhe kjo krijon natyrisht rrezikun që bankar të marrin përsipër rreziqe më të mëdha sesa ato që do të merrnin në fakt përsipër nga pikëpamja ekonomike sikur t'u duhej të vepronin si biznes i mesëm normal.'

Rrjeta shtetërore e shpëtimit vetëm sa e nxit këtë mendësi kumarxhiu, thonë kritikët. A duhet t'i shpëtojë taksapaguesi këta kumarxhinj kur e kanë punën keq? Një dilemë, pranon Manfred Jäger i Institutit të Ekonomisë Gjermane. Por kriza ekonomike botërore e viteve tridhjetë ka treguar, sipas tij, se çfarë ndodh kur bankat nuk ndihmohen në gjendje dhe lihen qëllimisht të falimentojnë.

Me fjalë të tjera: Bankat duhen kontrolluar dhe mbikqyrur me kujdes - por kur gjërat shkojnë megjithatë keq ato duhet të gëzojnë mbrojtje të veçantë. Nuk bën që ato të lihen të falimentojnë, sepse kjo mund të shkaktonte një reaksion zinxhir. Dhe atëherë dëmet kollaterale do të ishin ndoshta disa herë më të mëdha sesa duhet të paguaj tani taksapaguesi gjerman.

  • Data 31.07.2008
  • Autor Rolf Wenkel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DgA3
  • Data 31.07.2008
  • Autor Rolf Wenkel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DgA3