1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Tri shpërthime pranë autobusit të Borusia Dortmund - lëndohet Bartra

Ndeshja Borusia Dortmund - Monako, në kuadër të Champions League është shtyrë, për shkak të një sulmi ndaj autobusit me ekipin e Dortmundit. Ka dhe një lojtar të lënduar.

Policia ka konfirmuar se në afërsi të autobusit që transportonte lojtarët e Borusia Dortmund, pas pas nisjes nga hoteli, kanë ndodhur tri shpërthime të fuqishme. Agjencitë e lajmeve njoftojnë se një person është lënduar nga pasojat e shpërthimit. Ndërkohë është konfirmuar se është lënduar lojtari i Borusia Dortmund Mark Bartra, i cili nga xhamat e thyer ka pësuar lëndime në dorë dhe në këmbë. Bartra është transportuar menjëh

erë në spital, në trajtim mjekësor.

Sipas informacioneve të deritanishme, lëndimet nuk janë të rrezikshme për jetën. Policia ka kumtuar se nuk ka rrezik për ndonjë sulm në stadium, por organizatorët e ndeshjes, përfaqësuesit e klubeve dhe ata të UEFA, kanë vendosur që ndeshja të shtyhet për nesër. Ndeshja do të mbahet në ora 18:45 minuta në Dormund. Në kushte të këtilla nuk mund të mbahet ndeshje normale, sepse lojtarët e Dortmundit janë të shokuar thellë.

Deri tani nuk ka ndonjë informacion konkret për këto tri shpërthime dhe sfondin e tyre.